Raca Shqiptare

 

 Kush ishte Jakov Milaj

Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore “Besa shqiptare”. Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne “Vatra” te Timo Dilos dhe ne “Perpjekjen shqiptare” te Branko Merxhanit.

Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet ‘30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet.

Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.

Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas Çlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.

Jakov MilajRaca shqiptare

Studim Anthropologjik E Historik

   
Ismail Mal’ Osmani, Botonjës – Tiranë
1944
           PARATHËNJE
___

Të përgatitësh një studim anthropologjik e historik pa qënë as athropolog as historian, duhet të keshë shumë guxim. E unë këtë guxim e mora, pse desha të plotsojë, me sa më qe e mundur, një nevojë të madhe shpirtrore, një mungesë që duhet të ketë ndjerë Shqiptari : njohjen e vetvehtes.
E kaluara dhe e arthmja e një kombi ndjekin një rrugë të caktuar, drejtimin e së cilës, më tepër se fati, e japin fuqit biologjike. Prandaj, po të kërkojmë thellë thellë shkaqet e lulzimit ose të teposhtes së një populli, do të hasim, në çdo rasje, në faktorë biologiikë.
Thesari m’i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q’ai shtet mban në gji, prej shpirtit q’i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. Raca, si pas mendimit të të gjithë biologve, përcakton prirjet shpirtrore të një populli, kanalizon dëshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetën e individve, qoftë në pjesën vehtiake, qoftë në mardhënje me shoqi shojnë.

Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës. Në një vënt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji. Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.Kombi i ynë ndodhet, siç munt të kuptohet lehtazi, në kushte shumë te mira për sa i takon racës. Me njëri tjetrin nuk na lith vetëm gjuha e historija, por edhe gjaku e prandaj kemi trajta trupore e veçori shpirtrore të përbashkëta.

Më sa, në cilin do nga shtetet e tjera të Kontinentit t’onë gjejmë më shumë se një racë, me tipare fiziologjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të çëmuar edhe prej racistëve më orthodoksë si një nga racat më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajosur me cilsi të zgjedhura. Njësija e racës duhet të ketë rëndësi të madhe për Kombin t’ënë të mitur, pse nga kjo rrjeth diçka e rëndësishme : divergjencat mendore e shpirtrore ndërmjet Shqiptarvet duhet të jenë shumë të vogla, aspiratat kombëtare të përbashkëta.

Ç’paradoks — kishte për të thënë ndonjë lexonjës — me njëmëndsin (realiietin)! Po të jetë kështu, shkenca nuk i përgjigjet së vërtetës… Nuk po shihni se si Shqiptarët po orvaten t’i hanë kokën shoqi shojtë ?

Por unë kujtoj se kjo armiqsi e sotme nuk ka asnjë themel. Ësht një krizë shpirtrore e çastit dhe e shëruarshme, një farë nevralgjije që do të kalojë mbrënda pak kohe.

Mbushen plotë pesë vjetë që ndodhemi në luftë, në një luftë të tmerrëshme ku raca, popuj e idera po përleshen si kurrë ndonjë herë tjetër. Valët e përthyera të kësaj ndeshje kaq të madhe duhet të ndiheshin edhe në vëndin t’ënë. Këtu takuan tokë djerre, por pjellore, mëndje të padjallzuara, ndërgjegje të patrajtuara sa e si duhet e prandaj bënë veprën e tyre. Mëkati, pra, për këtë gjëndje q’u kriiua, nuk ësht i racës e, për rrjedhim, jo i turmës shqiptare, por — pse mos t’a themi? — i atyreve q’u takonte barra t’a lëronin këtë turmë, i udhëheqësve të sajë të djeshëm intelektualë e politikanë që kanë punuar pak, shumë pak, për të njohur psikën e Shqiptarit, për të kuptuar prirjet e mbëhit e sajë dhe për t’u dhënë atyreve drejtimin e duhur.Ndofta — t’a përmëndim edhe këtë — kemi të bëjmë me një fatalitet historik me rrënjë përjashta botës s’onë. Për kombet e tjera, përpara se luftëtari t’i drejtojë shigjetën e funtme armikut q’e mbante nën zgjedhë dhe politikani të përpiqet të sjellë bashkimin e mbrëndshëm ose të bëjë politikanizëm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencëtari i cilës do dege. Në Shqipëri, për shkak të rrethanave që nuk mvareshin prej nesh, mëndjet drejtonjse munguan gjatë periudhës së Rilindjes. Vetëm harti, letërsija, beri diçka për të mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, e cila, gjer në vjetët e mbramë të tetqindshit, venitej në lethargjin e rëndë që patën krijuar tri a katër vargje shekujsh robërije. Por edhe drita e tij qe shumë e zbehtë dhe rruga për t’arritur pikën e synimit shumë e vështirë pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndërgjegjet e reja, q’ishin të domosdoshme për t’i dhënë jetë një shteti të pavarur jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht, nuk u krijuan dot.

Sido qoftë, gjëndja e sotëshme ka të bëjë vetëm me faktorë të jashtëm e jo me pajën shpirtrore t’ethnosit t’ënë e prandaj do të përmirsohet shumë shpejtë pa lënë vrraga përçarje. Jemi, që të gjithë, bij të një race të vetme, vllezër; shpejtë do t’i njohim gabimet që kemi bërë e do t’i kërkojmë ndjesë shoqi shojtë. Gjaku uj s’bëhet.

Për të caktuar fatin që na ruhet për të nesërmen, kemi një a tout të madhe në dorë : përnjësin (uniformitetin) e brumit që përbën Kombin t’ënë. Në qoftë se intelektualët e ndërgjegjshëm do t’i përvishen me mish e me shpirt’ punës që të zbulojnë problemet shpirtrore e lëndore të fisit arbëror dhe t’u gjejnë atyreve zgjidhjen e drejtë, nuk duhet të trëmbemi për t’arthmen. Vetëm duhet punë, pun’ e parreshtur mendimtarësh të vërtetë.

Kjo punë ësht shumë m’e rëndë tek ne se sa te popujt e tjerë të botës. Duhet nisur prei themelit. Ësht mirë t’i njohim ë t’i themi vetë të metat t’ona: jemi një popull anakronik n’Evropën e sotëshme. Ne s’e kemi trajtuar akoma ndërgjegjen kombëtare, kurse kombet e tjera kanë shkuar shumë përpara. Por, me gjithë vështirsit e mëdha që paraqiten, munt t’i a dalim çdo pengimi. Raca e jonë i ka dhënë botës së huaj vlefta të larta e të shumta në përpjestim me numrin e përfaqsonjësve të sajë. Ajo ruan, sigurisht, energji të mëdha edhe sot e kësaj dite. Këto energji do të nxjerin, me doemos, shkëndi xixllonjse që do t’a ndriçojnë këtë popull dhe do t’i tregojnë drejtimin që duhet ndjekur.

Por, përpara së gjithash, detyrohemi të gërmojmë veçorit e lëndës së grestë që përbën popullin t’ënë. Një kirurg nuk do t’u a dilte asnjë herë në krye operacjoneve që bën po mos të njihte imtësisht shtretrit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën. Gjithashtu, një intelektual ose burr shteti do t’i mbrapshtonte shumë punët në vënt që t’i çonte në rrugë të mbarë, po mos të njihte si duhet popullin në të cilin edhe ai bën pjesë.

— Gnothi safton, i tha Orakulli i Delfit filozofit Sokrat.

***
Qëllimi q’u ndoq në hartimin e kësaj vepre ka qënë shumë i kufizuar. Ësht përmëndur edhe më parë : t’i jipet rasja lexonjsit të thjeshtë që të nxëjë disa të vërteta rreth racës së tij, të dijë se midis tij dhe atyreve që flasin një gjuhë me të nuk ka asnjë ndryshim gjaku e pra t’a njohë Shqiptarin, që prej Mitrovice e gjer në skajin më jugor të Çamëris, si vllan e vetë.
Gjuha e përdorur ësht e thjeshtë dhe, për të bërë që teksti të kuptohet lehtë, janë mbledhur, në një kaptinë të veçantë, disa shënime e sqarime biologjike të vulgarizuara. Rrjeshtimi i lëndës ësht bërë në mënyrë që seicili lexonjës të gjejë diçka që t’a interesojë. Pranë pjesëve me përmbajtje vetëm biologjike, janë shtjelluar subjekte ethnografikë e historikë.

Por kam shpresë se edhe intelektuali i paspecjalizuar n’anthropologji e në histori do t’i lexojë me interes këto pak faqe. Janë, me sa di unë, të parat që shkruhen mbi racën t’onë në gjuhën shqipe e prandaj shumë-kushit nuk do t’i ketë rënë rasja që të mirret me problemet që qeken në këtë vepër.

Për të mundur të konsultojë sa më shumë nga studimet e autorvet të huaj që janë marrë me anthropologjin e me çështje të tjera shqiptare, kam qënë i detyruar t’ë marrë hua libra nëpër miq, të çqetsojë ndokënd që të më përkthejë ndonjë vepër prej gjermanishtes e të kërkojë këshilla nga ata që janë më të zotë se unë. Duke i u dhënë funt këtyre rreshtave, e ndjej për detyrë t’i u falem nderit me zëmër që të gjithve.

Tiranë, Jenar 1944.

AUTORI I.RACA DHE KOMBI

Ç’ ËSHT ANTHROPOLOGJIJA – PËRKUFIZIMI I RACËS – LIGJËT E MENDEL-it – SHËNIME ANTHROPOMETRIKE – KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE – METIÇJATI – RACA, KOMBI, GJUHANdryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës i u kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar t’Egjyptjanvet gjënden përshkrime të shumta popujsh që kishin marëdhënje me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm ethnologjik të kohës. Ndër Grekë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmënden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

Studimet shumzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënt kryesor hë numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropjanët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në funt, në shekullin e nëntmëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historin natyrore të njeriut.

Emri i anthropologjis ësht.i vjetër: e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t’a përdorin gjer në ditët t’ona filozofët me domethënjen e një doktrine të natyrës njerzore. Nga mezi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historis natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.

Skajet ethnografi e ethnologji q’e kanë rrënjën në konceptin e popullit (gërqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarë të shteteve të ndryshme i u japin kuptime që nuk përputhen kryekëput njëri me tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e ethnografis ësht përcaktuar, në përgjithsi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës q’ësht për t’u vrejtur mbi kulturat e sotëshme të popujve të ndryshëm. Ethnologjija ësht shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur.Por prap të dy skajet nuk janë përdorur vetëm në këtë kuptim. Shumë herë nën emrin “shkenca anthropologjike” dijetarët kanë përmbledhur ethnologjin së bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njësin e këtyre dy disiplinave, përdorimi shkencor italjan e ka mbajtur të ndarë anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore të njeriut — nga ethnologjija që studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)

***
Fjala “racë” ësht përmëndur shumë ndër këta vjetët e fundit. Ku me kuptimin shkencor, ku me kuptimin e një doktrine politike që ka marrë emrin racizëm e që ka krijuar bazën e lëvizjevet politike të disa popujve.
Ky studim nuk ka për qëllim që të hyjë thellë n’anthropologji, as të mirret me çështje filozofike abstrakte ose me racizëm e prandaj, për t’i dhënë lexonjsit rasje që të marrë vesh ç’ësht raca, po japim disa përkufizime të hartuara prej shkencëtarësh rrymash të ndryshme e që nuk bjenë në kundërshtim, por e plotsojnë shoqi shojnë.

“Raca, thot Guenther, përfaqson një grup njerzor që, për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajosieve shpirtrore të veçanta, dallohet nga cilido grup tjetër njerzor dhe krijon elementa që i përngjajnë njëri tjetrit.” 2)

Eugen Fischer, që ësht një ndër më të mëdhenjt eksponentë të racizmit gjenetik, e përkufizon me këto fjalë racën: “ësht një trunk i përcaktuar nga grupe “genësh” 3) të barabartë, jo prej njerzish q’i përngjajnë shoqi shojtë vetëm ndër trajta të përjashtëme : ësht një grup që trashgohet.4)

Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt të pohojë që raca ësht një entitet i dalluarshëm për një sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike të përcjellëshme me anën e trashgimis, që duken ose, sido qoftë, që munt të zbulohen me metodat e verés së zakonëshme e të statistikës.” 5)

Nga këto tri përkufizime të rëndësishme del në shesh se shumica e shkencëtarve me fjalën racë nuk përfshijnë vetëm njerz që kanë veçori somatike krejtësisht të njëjta, por që kanë, bashkë me trajtat e përjashtëme, të përngjarëshme edhe disa cilsira shpirti që i afrojnë midis tyre e që trashgohen prej atit e nënës te bijt e bijat.

Shkencëtarë të tjerë nuk i japin rëndësi kaq të madhe pjesës shpirtrore. Një ndër ta, Boule, jep këtë përkufizim : “për racë duhet kuptuar vazhdimtarija e një tipi fizik që shpreh afërsit e gjakut dhe që përfaqson një grupëzim kryesisht natyror duke mos patur në përgjithsi asgjë të përbashkët me popullin. me kombësin, me gjuhën e me zakonet që janë grupëzime këmb’ e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe që s’kanë të bëjnë veçse me historin, mbasi janë prodhime të sajë.” 6)

Pikërisht këtu ngul këmbë edhe De Lapouge: “raca ësht përmbledhja e disa individve që kanë të përbashkët një farë tipi të trashguarshëm; nocioni i racës ësht i rendit zoologjik, vetëm zoologiik.” 7)

Por, për këtë vepër do t’ishte ndofta m’i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që i u shtëmënget rymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historis: “Thirret racë përmbledhja e një popullsije, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të çfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike përbëjnë mbrënda kohës (historis) një njësi të dalluar.” 8 )Ky përkufizim cakton edhe programin e përgjithshëm të punës s’onë në të cilën flitet për origjinën dhe për lëvizjet më te mëdha historike të racës shqiptare, përshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrënda kufijve toksorë që përmbajnë ata përfaqsonjës të racës që flasin një gjuhë të vetme, shqipen.

***
Për t’a afruar lexonjsin më tepër me një nga problemet themelore të racës, me trashgimin, më duhet lë flas pak mbi ligjet që e rregullojnë këtë. Kuptohet qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të Shqiptarve e për pastërtin e racës së tyre nga elementa të huaj, po të mos ishin zbuluar ligje me saktësi mathematike që rregullojnë kalimin e veçorive trupore e shpirtrore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm.
Vetë Darwin-i kishte nxjerë në shesh fakte të rëndësishme duke studjuar dukjen dhe shpërndarjen e disa karaktereve ndër ibridë. Weismann-i shpreh konceptin e vazhdimis së plazmës germinative të prindërve ndër fëmij e prandaj, gjer në një farë pike, të pavdeksis së sajë. Tashi dimë se kjo vazhdimi, e prandaj ruajtja e karakterevet të njeriut, njëmëndsohet (realizohet) me anën e kromozomëve, që janë trupa të vogjël të ngjyrosur, në numër të caktuar për setcilën specie e që përmbahen prej të gjitha qelizave (çelulave) të farës s’organizmave bimore e shtazore. F. Galton hartoi pastaj theorin e trashgimis atavike, si pas së cilës grumbulli i cilsive të një individi i u detyrohet jo vetëm prindërvet, por edhe gjyshërvet e stërgjyshërvet në mënyrë zvoglonjse (dekreshente) me largësin e brezave. Por kjo theori, me gjithë se e përmirsuar nga Pearson, nuk puqet krejtësisht me theorit e hartuara nga Mendel-i.

Në vitin 1865-66, një murg austriak, Grigor Mendel, mbillte në kopshtin e kuvëndit pizele e bimë të tjera dhe kryqëzonte varietetet e ndryshme për të shikuar se si trashgoheshin ndër ibridët karakteret e tyre. Zbuloi nga këto vëzhgime tri ligjë biologjike me rëndësi kryekreje që nuk bënë përshtypje të madhe atëherë kur u botuan për herë të parë, por që më vonë, më 1900, u vërtetuan prej tre botanikësh të ndryshëm dhe formuan, që prej kësaj kohe, themelin e një disipline të re që shkoi përpara me hapa shumë të shpejta, të gjenetikës.

Prej kësaj kohe u ndie nevoja që të kërkoheshin e të zgjidheshin edhe për njerin problemet e ndryshme të trashgimis e t’ibridizmit. Në këtë mënyrë gjenetika u fut n’anthropologji. Studimet e bëra gjer më sot tregojnë se në trashgimin e shumë veçorive të ndara (si ngjyra e syvet, ngjyra dhe trajta e flokëvet, trajta e hundës, shumë sëmundje q’i sjell individi me vehte kur lind etj…) vërtetohen plotësisht të tri ligjët e Mendel-it. Të thjeshtësuara ato munt të shprehen në këtë mënyrë:

1. — LIGJA E ZOTRIMIT OSE E UNIFORMITETIT : kur kryqëzohen dy bimë o kafshë, që ndrrojnë njëra prej tjetrës për një karakter të vetëm, i cili karakter në njërën ësht zotronjës dhe në tjetrën i mbëshehur, ne brezin e parë shihet vetëm karakteri zotronjës.

SHËMBULL I: duke mbarsur një pizel me fara të verdha me polinën e një pizeli me fara të blerta, të gjitha farat e para që na jep ky kryqzim janë të verdha, pse ngjyra e verdhë ësht zotronjëse mbi ngjyrën e blertë.
SHËMBULL II: Po të kryqzojmë bimën “gojë e luanit” me lule të kuqe me një tjetër me lule të bardha, lejnë lule me ngjyrë të ndërmjeme: gojë luani me ngjyrë trëndafili.

2. — LIGJA E NDARJES SË KARAKTEREVE : në qoftë se mbarsen njëra me tjetrën fara me origjinë të kryqëzuar, në brezin e dytë ato japin fara që kanë karakterin zotronjës (të verdha në shëmbullin e parë) dhe fara që kanë karakterin e mbëshehur (të blerta po n’atë shëmbull), në një përpjestim të qëndruarshëm 3:1 (pra, në katër, tri fara të verdha dhe një të blerët). Në shëmbullin e dytë, të gojës së luanit, nga të cilët një e katërta ësht me lule të kuqe, një e katërta me lule të bardha dhe dy të katërtat janë me lule ngjyrë trëndafili.

3. — LIGJA E PASTËRTIS SË GAMETEVE NDËR IBRIDËT: në qoftë se mbillen pizele të brezit të dytë, do të kemi një brez të tretë, në të cilin dallohet:

a) Pizelet e blerta prodhojnë vetëm pizele të blerta ;
b) farat e verdha, në dukje omogjene, në brezin e trete japin një të tretën e farave me ngjyrë të verdhë, që nuk e ndryshon më ngjyrën ndër brezat e ardhëshëm;
c) dy të tretat që mbetën japin një përzjerje farash te verdha e të blerta në raportin 3:1, një soj si në brezin e dytë,
ç) këto farat e fundit — të verdha e të blerta bashkë, si pas raportit mendeljian 3:1 — ndjekin tri rregullat e mësipërme, do me thënë farat e blerta prodhojnë vetëm fara të blerta, farat e verdha prodhojnë fara të verdha të pastërta dhe fara të verdha që japin fara në dy ngjyra si pas raportit të mësipërm.Në brezin e parë (I) kemi “fëmij” me karaktere të përziera; në brezin e dytë (II) duken karakteret fillestare në gjysmën e “fëmijvet”; në brezin e tretë (III) karakteret fillestare duken edhe në gjysmën tjetër të “fëmijve” që, në krye, dukesh sikur kishin vetëm karaktere të përziera.Në brezin e parë (I), trashgimija m’e dobët (shënuar me katrorin e bardhë) duket sikur ka humbur, por del prap në shesh në brezin e dytë (II) e në të tretin (III). Në brezin e tretë (III) kjo trashgimi len edhe nga “bijt” ku, në brezin e dytë, dukej sikur kishte humbur.                                                  Riprodhimi i gojës së luanit bëhet sipas skemës I.Sa thamë më sipër tregon se gametët mbeten të pastërt sa do që bima ësht ibride, pra e përzierë.

Kjo ligjë e tretë do të vlente edhe për trashgimet e ndryshme, shpirtrore ose trupore, të species njerzore. Veçorit që trashgohen munt të përcillen (transmetohen) edhe veç e veç. pa patur me doemos marëdhënje midis tyre. Prandaj ësht gabim të çfaqen gjykime të papjekura rreth karakterit të një individi duke u mbështetur vetëm mbi pamjen e tij fizike. Kjo gjë do t’ishte e drejtë vetëm sikur të kishim përpara syve kryqëzimin e dy përfaqsonjësve të dy racave të pastërta. Por praktikisht dy raca njerzore krejt të pastërta ësht e pamundur të gjënden n’Evropë. Kuptohet pra se një njeri me dukje të racës nordike, i hollë, i gjatë, flokverdhë, nuk ka me doemos cilsira shpirtrore të kësaj race; nga ana tjetër, munt të ngjajë dëndur që në një shtat trashalluk lë shkurtër të një brakiqefali të gjëndet një shpirt nordik.

Nga pikpamja e “seleksionimit të racës”, sikur theorit e Mendel-it të jenë të vërteta edhe për farën njerzore, rrjeth se, sikur të ndalojmë për disa breza me radhë çdo kryqzim t’ibridve të një race me elementa të një race tjetër, në pjellën do të kemi dal’ e nga dalë shpërndarjen e veçorive të përziera. Me anën e kësaj shpërndarje do t’arrijmë, më në funt, të kemi veçorit origjinale krejt të pastra: e atëherë, duke veçuar mbajtësit e këtyre cilsive të cilat që në fillim kanë shkatrruar një racë — racën nordike, për shëmbull — do të kemi prapë racën e pastër të njëherëshme. Duke u mbështetur në mendelizmin theorik Gjermanija nacional-socialiste ka marrë masa për Aufnordung-un, do me thënë për rikthimin e popullit tedeshk në racën (“nordike”. Kjo doktrinë, gjithashtu — në lidhje me ridaljen e papritur të një karakteri të futur në varguan e trashgimit me anën e një elementi biologjik të sëmurë — ka frymëzuar racizmin gjerman; për të marrë masat e ndryshme që kanë bërë kaq shumë bujë rreth hygjienës e rreth profilaksit të racës.

Por a do të jetë vallë i sigurtë përfundimi i këtyre masave, ashtu siç thonë ligjët e gjenetikës ? Shkencëtarët jo gjermanë nuk janë të njëj mendimi mbi përfundimin pozitiv të Aufnordung-ut e të profilaksit të racës. 9)

***
Anthropologjija, për të studjuar një grup njerzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqsojnë grupin. Mbështetet, prandaj, në probabilitetin, i cili i afrohet më tepër së vërtetës sa m’i math te jetë numri i vëzhgimeve.
Karakteret somatike që do t’i duhen më shumë lexonjsit të këtij libri janë këto:

1. — NGJYRA E LËKURËS: nuk ësht i lehtë caktimi i sajë, pse racat e ndryshme kanë ngjyra që i u përngjajnë shumë njëra tjetrës dhe që nuk ka se si të përshkruhen me fjalë. Përveç ngjyrës së përgjithëshme të një race janë edhe ato të cilitdo individi veçanërisht. Shkenca, për t’i bërë ball këtij studimi të ngatrruar, përdor shkallën kromatike të Von Luschan-it në të cilën ngjyrat e lëkurës, nga m’e qarta gjer te m’e errta, ndahen në tetë klasë dhe seecila klasë ndër numra që shkojnë nga 1 deri në 36. Racat që mbajnë numrat më të vegjël, pse më të bardha, janë ato që rrethojnë Baltikun dhe detin e Veriut, kurse më t’errtat, q’arrijnë në ngjyrën gati të zezë, janë ato të zonavet tropikale të Sudanit.

Ngjyra ka rëndësi të veçantë në caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt të besojnë ata që shohin trupat të nxirë prej rrezeve të diellit, por ësht e trashëguarshme në pjellë edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikës mbetet i zi edhe kur len e rritet n’Evropën e veriut, ndër sa Evropjani bardhosh që ka kaluar verën lakuriq në ndonjë ranishtë fillon të marrë prap ngjyrën që kishte porsa nis punën e tij të përditëshme në hije.

2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t’agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në siipërfaqen e mbrëndëshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në syt bojë qielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e mbrëndëshmja ësht e kuqe e çelët, Edhe në syt ngjyrë ulliri të hapët thuaj se mungon ngjyra e përparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në syt me ag ngjyrë gështenje t’errët dhe të zezë. Në trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjët mendeljane.

3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhapet si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokët janë të kuqë. Edhe për flokët ësht vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shëmbull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjeth nga kryqzimi i nië flok-verdhi me një flok-zi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra m’e errët ësht zotronjse mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlen vetëm për të rriturit; fëmijt shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.

4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.

Kemi dy trajta të ndryshme flokësh: flokë të përdredhur të shkurtër e të hollë dhe flokë të drejtë të gjatë e të trashë. Por një sasi e madhe trajtash të ndërmjeme ka shkaktuar që këto të mblidhen në tri kategori: elikotrikë (në trajtë të spirales), flokë të përdredhur a kaçurrela; cimotrikë, me valë; lisotrikë të drejtë të trashë dhe shumë a pak t’ashpër, të përngjarshëm deri diku me lelën e kalit.

Ndër rasje kryqëzimesh midis njerzish me flokë që kanë trajtë të ndryshme ësht vënë re se zbatohen pikërisht ligjët e Mendel-it.

Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje të ngushtë me trajtën e flokvet, Me gjithë se përfaqson një karakter njerzor parak (primitiv), duket se atë e kanë humbur të gjithë lisotrikët që janë gati qose dhe një pjes’ e elikotrikvet, ndërsa e kanë ruajtur të gjithë cimotrikët.

5. — LARTËSIJA E TRUPIT të njeriut (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 në 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janë të lartë prej 142 në 180 centimetra. Shtati i gruas ësht mesatarisht 12 centimetra m’i ulët nga ai i burrit.

Lartësit e shtatit ndahen prej anthropologve në tetë klasë:

Shtate shumë të ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
Shtate t’ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
“ 153 “ 157.9 “ “ III.
Shtate të mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
“ 162 “ 167.9 “ “ V.
Shtate të larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
“ 173 “ 177.9 “ “ VII
Shtate shumë të larta “ 178 cm. e përpjetë “ VIIINjerzit e gjatë gjënden përgjithësisht ndër vende të hapta, si ndër zona me klimë të butë ashtu në zonën tropikale.Përveç lartësis së shtatit, anthropologu i u jep rëndësi të veçantë edhe përpjestimeve të pjesve te ndryshme të trupit. Matet, për shëmbull, gjatsija e shalës, e krahut dhe e segmentevet të tyre, diametrat transversalë të bustit, trajta e syrit dhe e kapakëvet të tij etj….

Ndër kohët e fundit u fol shumë edhe për grupëzimet e gjakut, por hë-për-hë dallimi i racave të ndryshme si pas grupeve që: paraqiten prej individve nuk ka hyrë preras në shkencë.

6. — TRAJTA E FYTYRËS DHE TREGONJSI I SAJË. Ndryshimet fizionomike që bjenë më tepër në sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën, dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër sajë. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqitet gama m’e gjërë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçorit nuk munt të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk munt të diktohen veçse ndër kafka pa mish, kurse ka veçorira që munt t’analizohen me anë masash mbi njerin e gjallë dhe janë pikërisht dimensioniet absolute e relative të fytyrës dhe dimensionet e hundës.

Tregonjsi fizionomik i fytyrës ësht raporti në mes të lartësis nasion-mento 10) dhe të gjërësis më të madhe e cila gjëndet duke matur hapsirën në mes të dy zigomeve (mollzave të faqes). Në tregonjsin morfologjik të fytyrës mirret si skaj krahasimi gjërsija e sajë dhe flitet për fytyra të shkurtra, te mesme ose të gjata.

Tregonjsi morfologjik i fytyrës ndryshon në mes të 73.4 e 93.7; që do të thotë se lartësija nga nasion në mjekër ësht 7 ose 9 të dhjeta të gjërsis më të madhe bizigomatike.

7. — TRAJTA E HUNDËS DHE TREGONJSI I SAJË. Përveç ndryshimevet të profilit ka rëndësi trajta dhe gjërsija ,e flegravet (vrimavet të hundës). Tregonjsi hundak ësht raporti qe rrjeth nga gjërsija m’e madhe e flegravet dhe lartësija e përgjithëshme e hundës. Ky tregonjës kalon mesatarisht prej 60.4 gjer në 112.1. Në bazë të tregonjsit hundak kemi hunda të holla e të gjata (leptorrine: deri në 70), hunda te mesme (mesorrine : prej 70 deri në 85) dhe hunda të sheshme ose të shtypura (platirrine : prej 85 e tutje.)8. — TREGONJSI QEFALIK u fut në shkencë nga Svedezi Retzius më 1842. Po të shikojmë një tok rrashtash nga ana e sipërme, do të vëmë re se disa nga ata janë të gjatë e disa të tjerë të shkurtër. Prandaj Retzius propozoi që njerzit të dallohen si pas kryes, në dolikoqefalë ose kokë-gjatë dhe në brakiqefalë ose kokë-shkurtër. Midis dy grupeve Rroca shtoi atë të kokavet mesatare ose mesoqefale ose mesatiqefale. Për caktimin e këtyre trajtave u muar për bazë tregonjsi qefalik që përfaqson raportin në mes të diametrit transversal të një koke dhe të diametrit gjatsor shumzuar per 100:TQ = Diametri transversal x 100 / Diametri gjatësor

Një kafkë ësht dolikoqefale kur ky raport ësht m’i vogël se 75; mesoqefale kur ndryshon prej 75 në 80; brakiqefale kur kalon numrin 80. G. Sergi ka vërtetuar se zona e ndërmjeme nuk ka autonomi morfologjike e se, në të vërtetë, kemi vetëm “dy kategori natyrore të ndara prej tregonjsit 80.

Dy dimensionet e sipërme dhe lartësija e kafkës kanë rëndësi të madhe, pse mesatarja e tyre, e marë me katër shifra, ësht moduli i kryes dhe i përgjigjet afërsisht kapacitetit të kafkës në ceritimetra kubë.

Dikur u fol shumë për kapacitetin e kafkës, pse ky lidhej ngushtë me vëllimin e truve e, si rrjedhim, me fuqin mendore të një race. Më vonë, pas provave dhe matjeve të shumta, u vërtetua se tru i vëllimshëm nuk do të thotë fuqi mendore m’e madhe dhe tru i vogël fuqi mendore m’e dobët. Gjenit që kanë dalë nga racat e ndryshme kanë pasur një tru që, i matur, ka pasur një vëllim prej një mij gjer në dy mij centimetra kubë. Shumica e truve të këtyre gjenive ka një vëllim që sillet rreth mesatares (1500 cmk.). Kur kapaciteti i kafkës së një njeriu ësht m’i vogël se një mij cmk ose m’i math se dy mij cmk, atë-herë kemi të bëjmë me idiotër e me rasje pathologjike. 11)

***
Duke u mbështetur në përfundimet e anthropometris e në përshkrimet somatike të bëra prej shkenctarvet, shumë anthropologë kanë dashur të klasifikojnë një herë e mirë racat e ndryshme të botës. Nga këto klasifikime fatin më të math e ka pasur ai i Eickstedt-it si pas të cilit familja e Hominidae përbëhet prej një gjinije të çdukur Pithecanthropus dhe të gjinis Homo. Kjo gjini përbëhet nga një specie e çdukur Homo Neaderthalensis dhe nga specia e madhe e përbashkët Homo sapiens ose Homo Recens. Kjo pastaj ndahet më nën-specie e në seri dhe serit në raca.
Për të thjeshtësuar punë, n’emërtimin e racavet po marr për bazë sistemin e Biasutti-t që ësht një nga më të rinjt e më të përsosurit. Si pas tij, suaza e trajtavet të sotëshme t’ominidvet ndahet në katër cikle: cikli i trajtavet primare ekuatorjale me degën e Australoidvet e të Negroidvet ; cikli i trajtavet primare boreale me degën e Mongoloidvet e t’Europoidvet ; cikli i racavet të rrjedhura sub-ekuatorjale : cikli i racavet të rrjedhura t’Oqeanit Paqsor e t’Amerikës.

Dega e Europoidvet ndahet në dy grupe: ai i pre-europid-vet që përfshin racat Ainuide, Uralidë e Lapide dhe ai i europidvet që ndahet në dy nën-grupe: në nën-grupin evropjan dhe në nën-grupin afro-aziatik. I pari përmbleth racat që neve na hyjnë në punë më tepër: Nordide (veriake), Mediterranide (mesdhetare), Adriatide ose Dinarike ose Ilirike, Baltide, Alpide. Në të dytin nën-grup hyjnë racat Berberide, Orientalide, Armenide, Assiride, Turanide dhe Indide.

Mbrënda kësaj suaze së pjesëshme të racavet njerzore, nuk ësht përmëndur një emër që dëgjohet e sbkruhet më dëndur se cilido tjetër në kohë të sotëshme: raca arjane. Pa dashur të hyjmë në theorit raciste që ndryshojnë dita ditës e prej shteti në shtet:, për të mos lënë lexonjsin n’errësirë, po përmëndim vetëm se ky skaj i ri ësht krijuar në këta vjetët e fundit ndër popujt evropjanë në të cilët ësht ngjallur ndërgjegja e racës dhe urrejtja për popullin ebraik.

“Shprehja raca arjane duhet marrë në këtë kuptim: zbritja nga një grup trajtash racore që janë formuar dhe harmonizuar mbi tokën evropjane të trungut të math europoid dhe kanë fituar, për këtë gjë, një fizionomi somatike e shpirtrore që i dallon shumë mirë nga trungje të tjera, përfaqsonjsit e të cilave trungje kanë qënë dhe janë edhe sot të huaj për Evropjanët.” 12)

Auktorë të tjerë thonë se kemi të bëjmë me një përzjerje midis skajevet gjuhë e qytetrim dhe skajit racë, pse, si pas Boule-it nuk kemi aspak racë arjane, por vetëm gjuhë e qytetrim arjan. 13) Por çfardo drejtimi të marrin në t’arthmen këto mendime, për ne nuk ka asnjë rëndësi. Idiomës që flasim shtëpija e gjuhve indogjermane i a ka hapur të dy kanatat : traditat e bukura e bestytnit janë mbeturi të një qytetrimi që nuk na ndan nga popujt arjanë : studimet anthropologjike racën tonë e mbajnë si një nga racat më të pastra e më të bukura t’Evropës me fizionomi somatike e shpirtrore që na përmbleth në gjirin e racës arjane, në kuptimin e matur e shkencor që i jep kësaj Biasutti.***
Anthropologët skajet metiçiat e ibridizëm i përdorin praktikisht si sinonime. Do t’ishte ndofta m’i drejtë kuptimi i zooteknikvet: metiçiat ësht veprimi si mbas të cilit bashkohen metiçët 14) njëri me tjetrin dhe ibridizëm ësht “kryqzimi i dy specievet” (Magne). Prodhimet e këtyre kryqzimeve thirren metiçë ose mulatër më rasjen e parë, ibridë në të dytën. Por le t’i përdorim edhe ne këto skaje pa bërë dallim.
Metiçë apo ibridë janë pra prodhimet e kryqzimit ndërmjet Negroidësh e Europoidësh ose në mes Mongoloidësh e Europoidësh. Por edhe nga bashkimi i një përfaqsonjsi të racës dinarike (Shqiptar, për shëmbull) me një përfaqsonjës të racës mesdhetare (Grek ose Sicilian) ose të racës nordike (Gjerman ose Ingliz) kemi pjellë të përbërë prej metiçësh; por në këtë rasje numri i karakterevet somatike që bëjnë të dallohen këto raca prej shoqja shoqes ësht i kufizuar e prandaj ndryshimet midis prindërve e fëmijve nuk bjenë shumë në sy. Më shumë do të na tërhiqte vëmendjen prodhimi në mes të një Shqiptari (racë dinarike) e të një gabeleje (racë indide), mbassi midis këtyre dyve ka ndryshime të mëdha jo vetëm somatike, por edhe shpirtrore.

Duhet lejuar apo jo kryqzimi midis dy racave të ndryshme, në mes të bardhëvet dhe njerzvet me lëkurë të ngjyerë ? Ka dy sisteme që bjenë në kundërshtim me shoqi shojnë : ai englez që e përjashton qoftë edhe në Hindin e banuar në pjesën më të madhe prej popujsh arjanë, të cilët me krijimin e kastevet që përkojnë me racat tregojnë se e kanë në shpirt hierarkin racore; dhe ai frënk, spanjoll e portoges që e ka pranuar dhe e ka zbatuar këtë kryqzim.

Për këto kryqzime, ndofta, nuk do t’ishte folur kurrë sikur mos të besohej në hierarkin e racavet njerzore. Por a ka, me të vërtetë, raca superjore dhe raca inferjore ? Biologë të ndryshëm kanë thënë po ose jo pa u mbështetur më sprovime të mjafta shkencore. Pa u zgjatur në mëndimet e shprehura prej njërit ose tjetrit, na pëlqen të japim gjykimim e matur të Jennings-it: “Çështja e racavet superjore dhe e racavet inferjore, q’ësht rrahur kaq fort, e vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim. Gjykime të sakta në këtë pikpamje nuk munt të jipen veçse në lidhje me një qëllim të caktuar ose me një aftësi të dalluar funksjonale.” 15)

Krahasimet e bëra në mes zezakvet dhe të bardhvet të Jamaikës prej Davenport e Steggerda vërtetojnë ça thot Auktori i sipërm. 16) Zezakët u kallxuan eprorë në provët e ndryshme që masin ndjeshmënin (sensibilitetin) muzikore, për shëmbull në dallimin e notavet, të tingujvet, të fuqis, të ritmevet të ndryshme. U çquan gjithashtu në zgjidhjen për mëndsh të problemeve të lehta arithmetike e në zbatimin e disa urdhrave të ngatrruar. Të bardhët, për kundrazi, dualën më t’aftë në kopjimin e figuravet gjeometrike të thjeshta, në vizatimin e trupit të njeriut pa pasur model, në rindërtimin e një kukulle të zbërthyer, në korrigjimin e frazavet të gabuara, në dhënjen e gjykimevet mbi çështje praktike.

Edhe studimet mbi metiçjatin njerzor në bazë të kriterevet gjenetike janë të pakta. Por gati të gjitha përfundojnë në një gjykim kundër metiçit, sidomos nga pikëpamja shpirtrore e morale. 17)

Cilsit shpirtrore dhe karakteret somatike të prodhimevet që dalin nga kryqëzimi i dy racavet qëndrojnë në rrugë të mesme. 1 8 ) Sikur, pra, të bashkohet përfaqsonjsi i një race te çquar për art me përfaqsonjsin e një race të çquar për trimëri, duhet të kemi përgjithësisht prodhime që nuk do të çquhen as n’art as në trimëri. Në grupet e Jamaikës metiçët u treguan, në përgjithsi, m’inferjorë qoftë nga të bardhët qoftë nga zezakët.

Aleksandër Ghigi ka studjuar gjat’ e gjërë në kafshë ibridizmin interspecifik, 19) do me thënë atë trajtë ibridizmi që rrjeth nga kryqzimi i dy racave shumë të largta ose midis dy specieve shumë t’afërta. Ka vënë re në këta eksperimenta se lindin metiçë dizarmonikë dhe se një nga sekset ësht shterp. Duhet dijtur se të dy sekset kanë një përbërje të ndryshme të qelizave të tyre germinale. Seksi i ekuilibruar ndër zogj ësht mashkulli prandaj vetëm meshkujt metiçë janë në gjendje të mbarsin, ndërsa vërtetohet shterpësi e shoqëruar me anormalitete të tjera në femra. Ndër sisorët (mamiferët) ngjan e kundërta: e ekuilibruar ësht gjinija femrore, ndërsa e paekuilibruar ësht gjinija mashkullore. Po të zbatojmë këto përfundime në metiçjatin njerzor, duhet të pranojmë se gruaja mulate ka konstitucjon të rregullshëm, ndërsa duhet të besojmë se te burri ka disarmoni si në konstitucjonin trupor ashtu në pjellshmenin dhe posaçërisht, në gjëndjen shpirtrore. 20)

Ghigi bën edhe një vëre me mënt: lëkura e zezakut dhe ajo e të bardhit janë dy aparate delikate që kanë për detyrë mbrojtjen e trupit dhe rregullimin e nxehtësis; janë, prandaj, të lidhuira ngushtë me kushtet e posaçme t’ambientit të jashtëm, në të cilat funksione i u ndihmon, pa tjetër, edhe struktura e tyre bashkë me pasurin ose varfërin në melaninë. 21) Në brezin e parë të kryqzimit të këtyre dy racave kemi strukturë lëkure që i u afrohet të dy grupeve, por në brezat e më pastajshëm e në rasje kryqzimesh të reja do të prodhohen fatalisht te gjitha kombinacjonet e mundëshme që parashikojnë ligjët e Mendel-it; shumë nga këto kombinacjone do të jenë të pa-pajtuarshme me mirëqënjen e metiçit dhe me mundësin e jetesës së tij në një ambient të papërshtatshëm. Po të mendohet, pastaj, se shumë nga organet e njeriut kanë ndryshime të mëdha midis racave zezake dhe atyre të bardhave, kuptohet se dalin shumë vështirsira që shkaktojnë, në mos vdekjen, të paktën një qëndresë më të vogël të metiçit.

Më në funt, nga pikëpamja morale duhet dijtur se metiçi ësht zakonisht i biri i një njeriu prej një race të lartë dhe të një nëne prej një race t’ulët. Ati e braktis kurdoherë nënën e fëmijën pa menduar për ta. Metiçi e kalon vërsën e re i urrejtur nga të dyja shoqërit e prindërvet dhe, kur rritet, kjo urrejtje e shoqëruar nga delinkuenca, ngjallet në shpirtin e tij dhe i japin atij vulën e një njeriu me karakter të keq. Ky fakt vërteton rëndësin e madhe që ka për individin edukata dhe ambienti ku rritet. Por, siç pamë, përfundimi i keq i metiçit nuk mvaret vetëm nga këta fenomenë të jashtëm. I mbështetur në këto vëré e arsyetime dhe i pajosur me përvojën e gjatë të jetës që kalohet nëpër koloni, Frëngu P. Albert Perbal ësht shprehur përpara Kongresit Volta në shtator të vitit 1938 me këto fjalë: “metiçi ësht dënuar me turbullim shpirtror, ësht shkak prapsimi e shkatrrimi, ësht një plagë n’evolucjonin e natyrshëm.” 22)***
Raca, në kuptimin anthropologjik, nuk ka asnjë lidhje me-kombin. Një popull me origjinë të njëjtë, me një histori të vetme, me gjuhë të përbashkët dhe me doke e zakone të përngjarëshme, trajton për bukuri një komb të vetëm, kurse munt të jetë i përbërë prej racash të ndryshme.
Kjo ndoth me kombin italjan, me kombin gjerman, me kombin grek, me kombin sërp. Vetëm për kombin shqiptar kemi një farë përjashtimi, por edhe ky, siç do të shohim, nuk përbëhet vetëm prej racës dimarike: një pjes’ e Shqiptarvet, me gjithë se në përqindje shumë të vogël, ësht e tipit mesdhetar.Por flitet rëndomë për një racë italjane, për një racë gjermane, për një racë shqiptare. Do t’ishte ndofta m’e drejtë të flitej për një trevë racore ose më mirë akoma për një komb italjan, gjerman ose shqiptar. Me gjithë këtë edhe shprehja e parë e ka kuptimin e sajë shkencor. Këto raca eksistojnë me të vërtetë. Në trevat ku ato kanë zënë vënt ka një tip të caktuar që kalon prej një brezi në një bres tjetër. Kuptohet se një nga popujt e përmëndur nuk përbën një racë omogjene e të çquar mirë nga pikpamja biologjike, por disa nga elementet kryesore racore qe përbëjnë grupin e europidëve hyjnë në setcilin ndër ta në përpjestime të ndryshme. Kështu për shëmbull, në popullin frënk kemi më tepër racën alpine me përqindje më të vogla nordikësh, mesdhetarësh e dinarikësh; në popullin gjerman ka sidomos nordikë e alpinë, një sasi më të vogël dinarikësh e ndonjë thërmijë mesdhetarësh e baltikësh; në popullin italjan zënë vëndin e parë racat mesdhetare e dinarike, pastaj vjen raca alpine e më në funt ajo nordike.

Veçorit e këtij numri racash lëmohen, deri diku, nga kushtet. ambientore që kontribuojnë në krijimin e një fenotipi 23) të përbashkët. Nga ana tjetër, ambienti, me anën e veprimevet (procedimenitevet) selektive, ushtron ndikim te math edhe mbi dallimin e disa karakterevet të përbashkëta dhe mbi çdukjen e disa të tjeravet. Për dukjen e këtyre tipave të përbashkët të një kombi Keiserling-u me shumë të drejtë thot: «në qoftë se ka tipa kombëtarë, kjo rrjeth kurdoherë nga fakti se disa tipa të familjes kanë qenë më t’aftë nga të tjerët për t’u fiksuar e për të përciellë (transmetuar) veçorit e tyre prej një brezi në brezin tjetër. Me fjalë të tjera një individ nuk ësht kurrsesi pinjolli i të gjithë stërgjyshërve të tij, sikurse thot gabimisht shumë kush, por vetëm i një numri të kufizuar të tyre.» 24)

Në çdo mënyrë duhet pranuar se kombi ësht një e vërtetë anthropologjike, jo vetëm si seli e një grumbulli te caktuar elementesh racore, por si seli e dalluar ku vërtetohen fenomena shkrirje (fuzionimi) e harmonizimi dhe si shtytës për lindje trajtash të reja (A. Keith). 25) Në këtë rasje nuk duhet të shikojmë vetëm veçorit morfologjike të një popullsije, por edhe veçorit fiziologjike e psiqike. Bilé, këto të funtmet kanë rëndësi më të madhe. Shëmbullin më të saktë na e japin Israelitët, ndër të cilët zotrimi i një numri notash psiqike bie në sy më tepër se sa frekuenca e vijavet somatike të përbashkëta.

Në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësin më të madhe e ka gjuha, e cila ësht ndër karakteret fiziologjike më të rëndësishme që ndan preras njerín nga kafshët. Kjo ësht një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe përzjerjen e racavet të ndryshme mbrënda një kombi. Shtetet e Bashkuara t’Amerikës janë një mozaik i vërtetë ethnik dhe, me gjithë këtë, kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë kombëtare me anën e gjuhës. Edhe Meksiku ësht një vënt me racë kryesore indide e me shumë nën-raca; por ka fituar një kulturë latine e ndjenja të përbashkëta nëpër mjet të spanjishtes.

Kur kemi të bëjmë me nën-raca të një race të vetme, ose edhe me raca të ndryshme, por që nuk ndryshojnë shumë njëra prej tjetrës, gjuha bashkon. Duhet thënë veç, se kjo nuk ka fuqi të rrënojë muret e racës, atëherë kur ndryshimi bje tepër në sy në pamjen e jashtëme trupore, sidomos në ngjyrën e lëkurës dhe në gradën e zhvillimit të cilsivet morale, ça ka rëndësi të madhe për ruajtjen e pastërtis në një racë që jeton përzierë me një racë tjetër shumë të ndryshme. 26) II.STUDIME ANTHROPOLOGJIKE MBI SHQIPTARËT 
UDHTARË, ETHNOGRAFË, ANTHROPOLOGË – MUNGESA E STUDIMEVE TË MJAFTA.
Shumë kohë përpara anthropologve, filologë, poetë, gjeografë, historjanë e udhtarë të ndryshëm që kanë kaluar nëpër Shqipëri, ose që kanë njohur, në ndonjë kënt të largët të Perandoris tyrke a të Ballkanit, ndonjë grup Shqiptarësh, nuk kanë përtuar të përshkruajnë sa më mirë që të jet’ e mundur tiparet e këtij populli që bie në sy për madhështi e bukuri.

Ami Boué, si qindra të tjerë që s’po i përmëndim, ësht prekur nga dukja fizike e Shqiptarëvet. Në veprën e tij La Turquie d’Europe (Paris 1842) ai shkruan : «ata i u përngjajnë më shumë Grekve se sa Sllavëve dhe të kujtojnë tipat më të bukur të malsorvet sviceranë me fytyrën vezake, me hundën e gjatë e të hequr, me trupin e tyre më shumë të hollë se të trashë e me trajtat e hedhura». 1)

Cyprien Robert-i, që ka njohur vetëm gëgët, në një studim të botuar në “Revue des deux Mondes” thot se Shqiptarët kanë «sy të vogjël, shikim të drejtë e të ngulur, vetulla lë holla, hundë të mprehtë, kokë të gjatë, ball të sheshtë, qafë tepër të gjatë, krahruar të rrumbullakët dhe pjesën tjetër të trupit të thatë e nervoze.» 2)

Nga shkrimtarët e tjerë, dikush thot se Shqiptarët i kanë syt e shkruar ose bojë qielli dhe flokët e verdhë e gati t’artë; dikush tjetër — Pouqueville-i, për shëmbull — shkruan se syt i kanë të zezë. Këto shënime, me gjithë se në përgjithsi flasin mirë për ne, qëndrojnë kaq lark njëri tjetrit sa të bëjnë të besoshë se nuk ka një njësi fizike të tipit shqiptar. Por mos të harrojmë se këto nuk janë veçse vëré të përcipëshme e, më të shumtën e herës, sentimentale. Vetëm në nji pikë që të gjithë auktorët janë të një mendimi: në bukurin, plastike të Shqiptarvet. Dhe kjo bukuri pranohet edhe prej anthropologëve të vërtetë. Por këta të fundit hyjnë më thellë në shqyrtimin e veçorive trupore dhe pranojnë, me ndonjë përjashtim të vogël, njësin fizike të tipit shqiptar dhe, bashkë me këtë, origjinën e njëjtjë të racës s’onë. 3)

Konti de Gobineau, që ësht marrë me shumë se cilido tjetër me problemin e ndryshimit të racave njerzore, ka paraqitur një suazë deri diku të saktë të tipit shqiptar. Në tomin e dytë të veprës së tij të bujëshme Essai sur l’inégalité des races humaines, botuar më 1853, ai i u kushton gati nji kapitull të gjithë Thrakasvet e Ilirvet të vjetër dhe, bashkë me këta, Shqiptarvet të rij që pat njohur kur ishte Ministër fuqiplot i Francës në Greqi. De Gobineau, origjinën t’onë e gjen te Ilirët, «të denjë për emrin popull» ; mirret pak me historin e me gjuhën e tyre dhe pastaj flet mbi individualitetin fizik: «Shqiptari, në pjesën e vërtetë kombëtare të vijave të tij, dallohet fare mirë prej popullsive q’e rrethojnë. Nuk i përngjan as Grekut të ri as Sllavit. Nuk ka lidhje të ngushtë me Vllahun. Marëdhënjet e shumta, duke e afruar fiziologjikisht me fqinjët q’e rrethojnë, e kanë prishur mjaft tipin e tij parak (primitiv), por karaktri i tij i veçantë nuk ësht çdukur. Si shënja themelore, vihen ré tek ai një shtat i gjatë e i përpjestuar mirë, një skelet i fort, vija të theksuara dhe një fytyrë e kocktë që, në të kthyer e ndër kënde, nuk të kujton pikë për pikë ndërtimin e facies kalmuke, 4) por të sjell ndër mënt sistemin pas të cilit kjo facies ësht trajtuar…. Hunda duket e gjatë, mjekra e gjërë dhe në trajtë katrore. Vijat, me gjithë se të bukura, janë të dukëshme si te Maxharët dhe nuk riprodhojnë, n’asnjë mënyrë, hollësin e modelit grek. 5)Më posht, kur flet për popullin bask, ai shkruan këto fjalë për “luftarin shqiptar”: “te ky i funtmi kam vën re një ndryshim të dukshëm, një kontrast të math me popujt q’e rrethojnë. Ësht e pamundur të ngatrrosh Arnautët me Tyrqit, me Grekët ose me Boshnjakët. Përkundrazi, ësht pun’ e vështirë të dallosh një Euskara 6) nga fqinjët e tij të Francës dhe të Spanjës. Fizionomija e Baskut, me gjithë se shumë tërheqse, nuk ka kurrgjë të posaçme. Gjaku i tij ësht i bukur, organizimi energjik; por përzjerja, ose më mirë ngatrrimi i përzjerjeve, bie në sy tek ai. Nuk e ka aspak dukjen e racave omogjene, përgjasimin e individve me shoqi shojnë, ça ngjan a un haut degré te Shqiptarët. 7)Me gjithë se fuqija e vijave të fytyrës e bëjnë kontin de Gobineau te dyshojë se mos ndër Shqiptarë ka, sa do pak, gjak oriental si në popullin hungarez, përfundimi që ai jep ësht i prerë: Shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shënja të veçanta që i dallojnë mirë prej të gjithë popujve të tjerë të botës.

Por, me një herë pas librit të famshëm të atit të doktrinës së racizmit që pati ndikim të math sidomos ndër Gjermanë, nuk doli në dritë ndonjë studim i thellë shkencor që të mirrej me Shqiptarët. Matja e gjashtë kafkave, i dha rasje anthropologut të famshëm Wirchow 8) që të bëjë disa konstatime me rëndësi dhe Zampa-s që të shkruajë një studim tërheqës me titullin Anthropologie illyrienne në «Revue d’Anthropologie» më 1886. Tregonjsi qefalik mesatar i këtyre kafkave, që munt të jenë gjetur, të gjashta, në Shkodër, arrin në 90.1, ça tregon një iperbrakiqefali të fortë. 9)

Më 1897 Glueck botoi të parin studim anthropologjik të gjërë mbi racën t’onë: Zur Physischen Anthropologie der Albanesen. Mati tridhjet vetë t’ardhur nga Prizreni, nga Gjakova e nga vise të tjera të Kosovës. I ranë në dorë edhe nëntë kafka që e kishin tregonjsin msatar 87.1 që barasohet me 89.1 për kokën e të gjallit. Përfundimi i Glueck-ut — që populli shqiptar përbëhet prej dy racash të ndryshme — nuk u pranua prej’ shkencëtarvet q’u thelluan më tepër në studimet anthropologjike. Pittard-i, në një vëré që i bën këtij studimi, shton se, edhe në qofshin, këto dy raca nuk i u përgjigjen dy ndarjeve gjeografike të Gegëve e të Toskëve, ashtu sikurse kujtonte shkencëtari gjerman. 10) Për të plotsuar vargun e studimeve ahthropologjike që janë bërë mbi Shqipërin, nuk duhen lënë pa përmëndur edhe Hamy për veprën Contribution á l’anthropologie de la Haute Albanie (Bulletin du Muséum d’Histoire Naturelle, Paris, 1900) dhe Deniker për veprën Les peuples balkaniques (surtout les Serbes et les Bulgares) au point de vue anthropologique – Institut français d’anthropologie (séance du 16 avrili 1913).

Shënime të vogla e veré me karakter somatik gjenden edhe ndër shumë “vepra ethnografësh që janë marrë me vëndin t’onë Ndër këta, më të njohur janë Hahn (Albanische Studien, Jena, 1854), Hecquart (Histoire et description de la Haute Albanie, 1859), Lejean (Ethnographie de la Turquie d’Europe, Gotha, 1861) dhe Nopcsa (Beitrage Zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens. Wiss. Mitth. aus Bosnien. und Herzegowina, vol. XX).

Anthropologë të ndryshëm, që ndër vjetët e parë të këtij shekulli janë interesuar për racën t’onë, kanë bërë studime lë shumta, por të mbështetur në lëndë shumë të ‘kufizuar. Sish bjenë në sy Adamiti që ka botuar në Kajro artikullin e titulluar Les Pelasges et leur descendants les Albanais; Apostolides që ka botuar më 1907 në «Buletin de l’Institut Egyptien» IV serie, Nr. 6-7, një studim mbi Pellazgët dhe Elenët, Pellazgët e Shqiptarët; Drontchilov Kroum që ka botuar në «Spis Bulgars Akad. Navuk»- vol. XXI të Sofjes një monografi 23 faqesh të titulluar Prinos Kerum anhropopogiiata na Albantsite. 11)

Pisko, në një vepër të botuar më 1904 (Aufnahme der Haar -und Augenfarben bei albanesischen Schulkindern, Zeitsch. Ethn. Berlin) ka studjuar ngjyrën e flokvet e të syvet në 572 fëmij të shkollave të Shkodrës.

Studime me vlerë më të madhe, pse të bëra prej dy shkencëtarësh me kompetencë të pakundërshtuarshme janë ato të Ugo Vram-it, profesor i Anthropologjis n’Universitetin e Romës, dhe të Giuffrida — Ruggeri-t. I pari, në vitin 1902, i ftuar prej Ministris s’Arsimit Botor, mori pjesë në një mision shkencëtarësh që vizitoi Shqipërin dhe Malin e Zi. Verét e tij të vlerëshme i botoi më 1907 nën titullin Antropologia della Zatriebach në volumin e XXIV të Buletinit të Societá Adriatica di Scienze Naturali të Triestit. I dyti, në studimin I dati craniologici sull’Albania e due crani albanesi inediti që përmbahet nga «Archivio per l’Antropologia» volum i parë, Firenze, merr në shqyrtim të gjitha shënimet kraniometrike që janë botuar prej anthropologësh të ndryshëm përpara vitit 1921. Ndër këto kafka ” gjënden edhe ato q’u nxuarën prej nekropoleve. Ësht, prandaj, rasja që Auktori të mirret me origjinën e popullit shqiptar duke u mbështetur vetëm mbi elementet e paraqitura prej kraniologjis. Për të spjeguar brakiqefalin zotronjse të Shqiptarvet të sotshëm, ai thot se në bregdetin lindor t’Adriatikut ajo përbën gjenetikisht një karakter zotronjës mbi dolilkoqefalin ; ky karakter zotronjës duket se ka ndihmuar mjaft për trajtimin e shumë qëndrave krejtësisht brakiqefale ndër kohë pak a shumë të vona. 12)Një studim të mirë mbi kafkat e Shqiptarvet, me gjithë se të varfër në materjal, e ka bërë Kaessbacher: Metrische und vergleichende Untersuchung an Albanern Schaedeln, Z- Anat. u. Entv. B d. 90, H. 2, faqe 199-221.

Por studimet më të plota mbi racën t’onë janë bërë prej shkencëtarvet austriakë A. Haberlandt e V, Lebzelter, prej Weninger-it, prej studjonjësit gjerman von Luschan dhe prej anthropologut zviceran Eugéne Pittard. Dy të paret gjatë Luftës së Madhe u ndodhën në Shqipërin e pushtuar prej fuqive austro-hungareze. Bënë studime mbi një grup vullnetarësh që shërbenin me armë në dorë për Fuqit Qëndrore dhe mbi një numër lë vogël civilash e të burgosurish shqiptarë që ishin kapur prej Serbëve.

Janë matur 140 vetë, të tërë meshkuj, madhorë me vërsë njëzet vjeç e lart dhe, që të gjithë, me sa duket, t’ardhur nga krahinat e Gegëris. Studimet e tyre u botuan më 1919 në “Archiv fuer Anthropologie» XVII, me titullin «Zur physischen Anthropologie der Albanesen.”

Edhe Profesori J. Weninger studimin e ka bërë gjatë Luftës së Madhe. Në verën e vitit 1918, ai ka gjetur në fushën e përqëndrimit pranë Ashahut mbi Danub, n’Austrin e sipërme, 95 Shqiptarë dhe vëzhgimet e imta mbi tiparet e tyre i ka botuar në veprën e rëndësishme Rassenkundliche Untersuchunqen an Albanern, Vienë, 1934.

Disa vjetë përpara tij, Anthropologu i njohur gjerman F. von Luschan botoi në Voelker, Rassen. Sprachen (Welt-Verlag, Berlin, 1922) masat anthropologjike mbi 130 Shqiptarë të hasur në Tyrqi.Profesori Eugéne Pittard ësht interesuar për popujt e Balkanit përgjithërisht dhe për Shqiptarët veçanërisht që më 1899, kur bëri udhtimin e parë për studime anthropologjike në Dobruxhë. U takua këtu me përfaqsonjës të së gjitha racave të Balkanit, ndër të cilët edhe me shumë Shqiptarë. Numri i matjeve që bëri në këta të fundit kapi 112 vetë, të gjithë meshkuj në moshë madhore që kishin ardhur në këtë krahinë nga vise të ndryshme të Shqipëris për të fituar bukën e gojës duke punuar si muratorë e puntorë bujqësije. Janë bërë pastaj disa kërkime më të kufizuara nga të cilat ka një farë rëndësije stud.imi i kryer mbi 50 nga bashkë-kombasit t’anë, të matur nga shërbimi i identifikimit gjyqsor të Bukureshtit dhe një tjetër punim plot vlerë gjatë të cilit ai ka shqyrtuar tregonjësin qefalik të 116 vetve. Por këto gjurmime, të bëra në një kohë kur Shqipërija ndodhej e robëruar dhe shkelja e tokëve të sajë ishte gati e pamundur, nuk e kënaqen Anthropologun e math. Në funt të studimit q’u botua kur mbaroi Lufta e Përbotëshme, ai uron që Atdheu i ynë të dalë më vehte ; në këtë mënyrë shkencëtarët do të munden të thellohen në kërkime prehistorike gjatë të cilave, pa as më të voglin dyshim, “qoftë streha e shkëmbënjve, qoftë trolli i kësollave, qofshin tumulet e Shqipëris, do t’i japin historis së popujve të parë të Gadishullit Ballkanik, drita zbulonjëse”. 13) Këtë dëshirë vetë Pittard-i e plotsoi për herë të parë: më 1921 ai i ra vendit t’onë, bashkë me të shoqen, kryq-e-tërthurë për t’a njohur këtë më mirë e më s’afërmi. Gjatë këtij udhtimi që zgjati dy muaj, ai zbuloi pranë liqenit të Prespës një stacion neolitik. 14)

Si përfundim të këtyre kërkimeve të shumta, Anthropologu zë-math i ka falur botës shkencore një vark monografish të veçanta të botuara ndër buletine teknike ose ndër vepra të posaçme bashkë me studime të tjera mbi popujt e Ballkanit 15). ose ndër volume me karakter edhe më përmbledhës, siç ësht, për shëmbull, vepra Les races et l’histoire, që ka dalë në dritë më 1924.

Studimet e shkencëtarvet gjermanë dhe ato të Zviceranit tërhoqën vëmëndjen e të gjithë botës shkencore e cila, pas Luftës së Madhe, nisi të mirret me racën shqiptare. Por, për fat të keq, në vënt që të bënin kërkime të reja, autorë të ndryshëm u muarën me komentime e interpretime të lëndës së mbledhur prej Haberlandt-it, Lebzelter-it e Pittard-it. 16) Do të shkoja shumë gjatë po t’i përmëndja të gjitha monografit e shkruara mbi këtë subjekt. Po kujtoj vetëm emrin e M. Tildesley-t që botoi në «Biometrika», më 1933, studimin e titulluar The Albanian of the North and South.

Dy anthropologë të dëgjuar italjanë kanë bërë, në këta vjetët e fundit, studime të vlefshme, por të mbështetura gjithnjë mbi lëndën e mbledhur- prej tre autorve të lartë-përmëndur. Nga këta, B. Battaglia ka mbrojtur një pikëpamje që nuk duhet lënë pas dore prej gjurmonjsit t’arthëm. Ai thot se tipi dinarik nuk duhet t’a ketë djepin e tij në gadishullin Ballkanik, por ndër vise përtej Alpeve, duke qënë se ky tip në kohën e metaleve kishte zbritur në Venecien Julie e deri në Toskanë, kurse në bregdetin tjetër ballkanik nuk gjindet asnjë shënj’ e tij. Për sa i takon Shqipëris, kjo do të thotë se stërgjyshrit t’anë Ilirët duhet të kenë ardhur prej tokësh të ndodhura në veri të Danubit. 17) Por lënda mbi të cilën mbështetet theza e tij ësht tepër e kufizuar. Me gjithë këtë, janë shumë të vlefshme veprat e tij: Note d’Antropologia etnica della Venezia Giulia e delle regioni dell’Adriatico orientale, shtypur në «Atti dell’Accademia scientifica veneto-trentino-istrica», 1934; Resti umani scheletrici di San Canziano, contributo allo studio antropologico degli Illiri, shtypur në «Atti del Museo civico di storia naturale di Trieste», 1939; Origine e caratteri antropologici degli albanesi, botuar në “Minerva, rivista delle riviste”, 1939; Profilo antropologico delle regioni danubiano-balcaniche, që gjëndet në veprën më të përsosur italjane «Le razze e i popoli della terra» drejtuar nga Benato Biasutti.Marcello Bodrini, profesor i Universitetit katolik të Milanos ka paraqitur tashi së fundi, një monografi shumë të vlefshme mbi anthropologjin e mbi demografin e Shqiptarvet në veprën «Principii di economia albanese», të botuar prej Universitetit tregtar Luigi Bocconi. Në tridhjet e pesë faqe, auktori i çquar amalizon mirë materialin e mbledhur prej tre gjurmonjësve të përmëndur dhe nxjer nga ky material përfundime të sakta, mbi. lartësin e shtatit, tregonjsin qefalik, tregonjsin hundak dhe mbi ngjyrën e flokvet e të syvet.***
Përmëndëm deri tashi një vark të gjatë autorësh e disa nga veprat e tyre. Lexonjsi i thjeshtë kishte për të thënë se botës-shkencore i ka interesuar shumë problemi i racës shqiptare dhe pa dyshim, pas kaq gërmimesh, do t’a ketë zgjidhur këtë kryekëput. Për fat të keq, puna nuk qëndron kështu. Me gjithë se shumëkushi ësht përzier, fort të pakët janë ata që kanë bërë studime të thella mbi ethnos-in t’ënë. Pastaj, lënda që ësht marrë në shqyrtim ka qënë mjaft e kufizuar. Nuk janë matur më tepër se gjashtqint vetë; edhe këta, të takuar rasësisht në Dobruxhë, në Tyrqi ose në ndonjë repart vullnetarësh e prandaj nuk ka qënë e mundur të zgjidhen në bazë kriteresh të shëndosha shkencore për të përfaqsuar si duhet tipin e vërtetë fizik të Shqiptarit. Kjo ka shkaktuar edhe që, në përfundimet e arritura, të kemi ndryshime të dukëshme midis një autori dhe një autori tjetër. Munt të ketë ndodhur edhe diçka tjetër — e për këtë gjë dyshon edhe vetë Pittard-i: që disa autorë të kenë matur po ato kafka Shqiptarësh dhe ata që kanë dashur të bëjnë një studim sintetik kanë mihur nd’uj pse kanë shënuar një numër të math eksemplarësh, kurse në të vërtetën ky numër ka qënë shumë i kufizuar. 18) Pastaj, për të thënë fjalën e fundit mbi origjinën e popullit Shqiptar, nuk mjafton vetëm përshkrimi i të gjallëve. Duhet të gërmojmë për të zbuluar sa më shumë skeletra t’epokave të ndryshme dhe pastaj t’i marrim këta në shqyrtim, punë kjo që do kohë dhe njerz kompetentë. Veprës s’anthropologut duhet t’i vijë në ndihmë, në këtë rasje, puna e arkeologut të kujdesshëm.
Nga të gjithë emrat e anthropologve që përmëndëm më lartë, vetëm katër a pesë kanë mbledhur lëndë dhe kanë bërë studime me rrënjë. Të tjerët, kush me shumë e kush më pak, janë mbështetur mbi veprat e këtyreve.

Por kjo lëndë kaq e kufizuar nuk mjafton për të zgjidhur problemin e racës shqiptare. Duhen gjurmime të tjera, duhen studime të reja. Haberlandt e Lebzelter, për shëmbull, pretendoinë se gjatë matjeve janë siguruar për tipin e veçantë të Kthellës të zbuluar me kohë prej Baron Nopsca-s dhe që dallohet prej të tjerëve për trajtë të ngjyrosur fortë si tipi alpin, për shtat të shkurtër, për iperbrakiqefali, për hundë të drejtë dhe për fytyrë shpesh herë në trajtë trikëndshi. Mbi vëndin që duhet të zërë ky tip në sistematikun e racave nuk dihet gjë me siguri. Ishuj q’e përmbajnë atë janë zbuluar edhe në Bosnje e në Sërbi. Por a janë të sakta shënimet e këtyre autorve ? Ku e ka origjinën ky tip për të cilin Pittard-i nuk thotë asgjë, pse duket që nuk ka ditur ç’kanë shkruar dy anthropologët e sipërm, dhe që Weninger-it nuk i ka rënë në sy asnjë herë, me gjithë se e ka njohur nga Nopcsa ? Por pyetjet nuk kufizohen vetëm në tipin e Kthellës. Dyshime lejnë sa të duash edhe për përqindjet e trajtave të ndryshme e për saktësin e përshkrimit të këtyre trajtave. E, të gjitha këto, jo pse anthropologve të përmëndur i u mungonte zotsija, por pse këta nuk kanë pasur rasje e kohë të ‘grumbullojnë lëndë më të shumtë.

Mbledhjen e kësaj lënde ne nuk duhet t’a kërkojmë prej të huajvet, por prej vetë Shqiptarvet. Ndër emrat e autorve te shumët q’u përmëndën më lartë, lexonjsi do të ketë vënë ré se ka edhe disa ballkanas që s’janë mjaftuar me studimin e racave të tyre, por kanë futur hundën edhe në përshkrimin e racës s’onë. A nuk munt të mirremi edhe ne me gjurmime të këtij fari ? Kemi, këtu, disa profesorë shkollash të mesme që kishin për të dhënë kontribut të çquar në studimet anlhropologjike, sikur të kishin një shtytje dhe mundësit për t’u përgatitur.

Këtë shtytje dy organe duhet t’a japin: Ministrija e Arsimit dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Për të zbuluar origjinën t’onë dhe për të njohur vetvehten duhet t’i kushtojmë kujdesin e duhur studimit të racës që do të kishte për ne rendësi të barabartë, në mos më të madhe, me studimin e gjuhës e të historis.

Në parathënjen e librit Les Anciens Peuples de l’Europe të Dottin-it, Camille Julian-i shkruan këto fjalë: «çështja e racës, sido që të zgjidhet, ësht çështja më e rëndësishme në historin e popujvet. Munt edhe të thuhet se ne nuk e kallzojmë këtë histori veçse për t’arrijtur në zgjidhjen e problemit të racës.» 19) III.ORIGJINA E RACËS SHQIPTARE PROVA GJUHËSORE PER AUTOKTONIN E RACËS SHQIPTARE – ZBULIMET ARKEOLOGJIKE – MENDIMI I ANTHROPOLOGVET – BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl TË SOTËSHME – PËRFUNDIM.Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes. Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç’ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t’onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e konsiderojnë gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famëshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para ësht lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç’ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi. Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish – Shkup – Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t’onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n’atë pjesë të buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t’anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m’i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m’i lartë në studimet mesapo-japige. Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen. Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t’ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)

Çështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t’Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht. 8)Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe këtë pretendim.Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit, t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë pas Krishtit. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë pas Krishtit; por ka edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë pas Krishtit, ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të kenë shkapërcyer detin për shkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n’ishullin më të math të Jonit.***
Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t’anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)
Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m’e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t’i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m’e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q’i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t’onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t’i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n’atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të vjetër.» 23) Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme…” 24) Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull para Krishtit. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli. Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth – e – rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t’Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m’e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një bir’ e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t’onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t’i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t’onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.***
Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës shqiptare. Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.
Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë pas Krishtit. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t’anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t’Ilirvet, jo vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri IIirvet të lashtë.   _____________
1) Renato BIASUTTI : “Origine e sviluppo delle scienze anthropologiche”, në Razze e Popoli della Terra, faqe 13, 14, 15.
2) J. EVOLA : “Mito del sangue”, Hoepli, Milano, 1942, faqe 2.
3) Fuqija që kanë gametët (spermatozoidët dhe ovulët) për të shkaktuar dukjen e veçorive somatike të posaçme, i veshet pranis, në nukleo, të lëndëve kimike të veçanta që thirren me emrin “faktorë”, “determinantë” ose “genë”. Morgani dhe shkolla e tij i mbajnë “genët” si thërmije që kanë seli të caktuar ndër kromozomë
4) J. EVOLA : Op. cit. faqe 92 – 93.
5) Alessandro GHIGI : “Problemi Biologici della Razza e del Meticciato”, Nicola Zanichelli Editore, Bologna, 1939, faqe 8.
6) Eugéne PITTARD : “Les races et l’histoire”, Albin Michel Editeur, Paris, 1932, faqe 4.
7) Giovanni MARRO : “Primato della Razza Italiana, Casa Editrice Giuseppe Pfincipato, Milano, Messina, 1940. Faqe 50.
8) Dr. René MARTIAL : “Race, Hérédité, Folie”, Mercure de France, Paris, 1938, faqe 1. – Kaptina e parë e këtij libri ësht përkthyer shqip prej Autorit të kësaj vepre dhe ësht botuar në “Përpjekja Shqiptare”, Viti i dytë, faqe 386.
9) Spjegime të qarta e të shumta mbi këtë argument jep H. S. JENNINGS në veprën e vetë “Ereditá biologica e Natura umana”, përkthyer prej inglishtes nga Prof. Paolo ENRIQUES, e botuar në A. Mondadori, Milano, 1934. Të shifen sidomos faqet 211-212 e tutje10) “Nasion” : pika e pjekjes s’eshtrave të hundës me ashtin e ballit. “Mento” ose “gnation” : pika m’e ulët e ashtit të nofullës, nën mjekër11) Për t’u thelluar në këtë pikë, le të lexohet shkrimi i Guido LANDRA, “Cervello e Intelligenza”, botuar në Difesa della Razza, Viti VI, -Nr. 14, faqe 19-2012) BIASUTTI :. “Origine e sviluppo delle scienze. Antropologiche”,. faqe 2213) Shif parathënjen e veprës së PITTARD-it “Les Races et l’histoire”.
14) Metiçët janë pjella e kryqzimit të dy racave të ndryshme të një species
15) H. S. JENNINGS : “Op. Cit.”, faqe 258.
16) Krahasimet mbi dy racat e ndryshme t’ishullit t’Antiljevet tërhoqën interesimin e të gjithë shkenctarvet, pse të dy grupet e vëzhguara kishin kushte të përngjarëshme kulturore dhe ekonomike dhe jetonin në rrethana të njëjta.
17) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49.
18) BIASUTTI : “La classificazione delle razze umane viventi”, në Razze e popoli della Terra, faqe 292.
19) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49
20) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 50.
21) Melanina ësht një lëndë e zezë, e shpërndarë në lëkurë në shtresën e Malpighi-t. Kjo i jep ngjyrën lëkurës.
22) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 53 – 54. Për të njohur më mirë problemin e përzierjes së racavet, lexonjsi munt të shoh, përveç vepravet të Ghigi-t e të Biasutti-t, edhe kapitullin e posaçëm të Jennings-it,, faqe 246-258 n’ «Op. Cit.».,
23) Përmbledhja e veçorive somatike të një individi quhet fenotip.
24) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 299.
25) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 300.
26) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 36.
_____________
1) Ami BOUÉ : “La Turquie d’Europe”, Paris, 1840. Cituar nga Pittard në «Les Peuples des Balkans», Paris 1920, Editions Leroux, faqe 270.
2) Cyprien ROBERT : «Les Albanais», Revue des deux Mondes, Paris 1842. Cituar nga Pittard në «Les Peuples des Balkans», faqe 270
3) PITTARD : «Les races et l’histoire», Faqe 360 .e tutje.
4) Facies = dukja e përgjithëshme e fytyrës. Kalmukët janë një popull mongol i Azis, të ndarë në mes të Kinës e të Bashkimit Sovietik. Me shtat t’ulët e me lëkurë të verdhë, ata i kanë mollzat e faqes shumë të dala dhe syt të ngushtë e të gjatë si Japonezët. Konti de Gobineau gabon kur kujton se midis tyre dhe Shqiptarvet ka lidhje gjaku. Gjithashtu i gabuar ësht edhe mendimi i tij mbi mungesën e lidhjes midis nesh dhe Vllehve.
5) Le Conte de GOBINEAU : «Essai sur l’inégalité des races humaines”, quatriéme édition, Librairie de Paris. Tome II, faqe 112-113. Shënimet e këtij Autori mbi Shqiptarët janë botuar edhe në rivistën Shkëndija si edhe në librin «Histori e Shqipëris dhe e Shqiptarvet» prej Mehdi FRASHËRIT, Vlorë, 1928, Volum i parë, faqe 65, 66, 67.
6) Bask
7) DE GOBINEAU : «Op. Cit.» faqe 116.
8) Mehdi FRASHËRI : «Op. Cil», faqe 69-70.
9) PITTARD : “Les Peuples des Balkans”, faqe 271.
10) PITTARD : “Les peuples des Balkans”, Faqe 271, vëré 1
11) Alessandro Kemal VLORA : «Note di Antropologia Albanese», La Difesa della Razza, Viti V, Nr. 2, 20 nëntor 194212) R. BATTAGLIA : «L’Europa danubiano-balcanica» në «Razze e Popoli della Terra», drejtuar nga Renato BIASUTTI, Utet Torino, 1941, Vol. I, faqe 779.13) PITTARD : “L.es peuples des Balkans”, faqe 298.
14) PITTARD : “Les races et l’histoire”, Faqe 361.
15) Po shënojmë këtu disa nga shkrimet e Anthropologut zviceran që janë botuar mbi Shqiptarët :
— “Découverte de l’age de la pierre en Albanie», Archives Suisses de l’Anthropologie Générale, 1921.
— “Ethnologie de la Péninsule des Balkans”, Mémoire Soc. de Géographie Genéve, Le Globe, 1904.
— “Les peuples des Balkans”, Genéve et Paris, 1920.
— “L’indice céphalique chez 116 Albanais», Revue Anthropologique, a. 32, 1922.
— “Documents pour l’étude anthropologique des Albanais», Revue Anthropologique, a. 40, 1930.
— “Contribution a l’étude anthropologique de l’Albanie.
L’indice céphalique de 58 cranes d’Albanais», në «Aktet» e Kongresit të Pragës të Institut International d’anthropologie, Paris, 1926.16) Studimi plot vlerë i J. Weninger-it ësht botuar shumë vonë dhe nuk ësht shfrytzuar sa duhet prej anthropologve që janë marrë me Shqiptarët. Shënimet e von Luschan-it nuk janë cituar veçse prej Weninger-it.
17) Marcello BOLDRINI : “Sull’antropologia e la demografia degli Albanesi», botuar në Principii di economia albanese, Cedam, Padova, 1940. Faqe 44.18) PITTARD : “Les peuples des Balkans”, faqe 294.19) PITTARD : «Les races et l’histoire», faqe 6_____________
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Përpjekja Shqiptare, Viti i dytë, faqe 3222) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell’Albania”, Rivista d’Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njëjti auktor «Origini del Popolo Illirico», Rivista d’Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 319-320.3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare në pikëpamje të Kombsis si problemë gjurmimesh», përkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritës, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L’originaria area etno-linguistica dell’albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d’Albania, Viti 1941, faqe 129.
 5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull’autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d’Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc…», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc…»,, faqe 118.
8 ) MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo Albanese», Rivista d’Albania, . viti 1942, faqe 31.
9) MUSTILLI : «L’illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS – varre Ilirësh të rrumbullakta që, për dhën e hedhur mbi to, i përngjajnë një kodrine të lëmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i një qyteti të vogël që ndodhet n’Austrin e sipërme, Halstatt, ku janë zbuluar varre historike me rëndësi të madhe) ka qënë i përhapur ndërmjet shekujve IX e V para Krishtit. Ësht periudha kur punohet së bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e këtij qytetrimi të rëndësishëm gjurmonjsit i a mbështesin popullit ilir
12) MUSTILLI : “L’illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L’illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
14) R. BATTAGLIA : “L’Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, në lidhje me trajtën e kafkavet të gjetura në Koman, duhet bërë edhe një veré tjetër : ky Nekropol ndodhet në buzë të Drinit, pra në të vetmen rrugë të natyrëshme që ka lidhur, që në kohët e lashta, Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi të bëjmë me një zonë transiti ku ësht e pamundur të kërkohet omogjenitet shumë i math anthropologjik. Rëndësi të vërtetë për ne duhet të kishin skeletet e zbuluara në ndonjë sipërfaqe të veçuar, në ndonjë luginë të rrethuar prej malesh, për shëmbull. Vetëm këtu duhen kërkuar tipet e vërteta t’Ilirvet të lashtë. — Mbi sipërfaqet e veçuara e sipërfaqet e transitit, shif MARRO : «Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46
16) I. SCHWIDETZKY : “Ilirët e Glasinacit si racë”, në Bota Shqiptare, 1943, faqe 101 – 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
1 8 ) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l’Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l’histoire”, faqe 362.
22) Po të bëjmë korrigjimet e duhura në lidhje me origjinën ilirike të Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit përkon plotësisht në këtë pikë : «kur thonë anthropologët raca dinarike, duan të thonë raca ilirjane e cila, tue u përzierë me Thrakasit, dhe mbase me elemente të mëparëshme, formoi racën arbërore ose shqiptare».
«Histori e Shqipëris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus authentiques des anciens Illyriens».
Shif parathënjen e veprës “Les Albanais chez eux et a l’étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L’Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d’Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d’Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndër Ilirët», Hylli i Dritës, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirët “kishin tempuj të rrumbullakët, të goditur përmbi bregore…” Bota Shqiptare, faqe 106
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndër Ilirë, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollë Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 – 84. Kryqi me grepça mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanët e sotshëm e kanë vënë atë në flamurin kombëtar për të kallxuar lidhjen e ngushtë shpirtrore të lëvizjes së tvre me traditat e mbetura trashgim prei stërgjyshërve.

35) Arturo GALANTI : “Populli Shqiptar”, në Bota Shqiptare, 1943, faqe 117.

  1. KUSH OSHT KAMER ADEM KAMERAJ PSE NUK XHINDET HISTRORIJA EH TINAJ NE SHQIPTARI PSE KAMER ADEMI IH LINDUR NE LEBUSH TE DEQANIT NUK IH XHINDET HISTRJA TINAJ APO SKA KUSH PER TJA BOTUAR LIBRIN EH VEPRAT EH TINAJ

  2. Ju pergezj, keni perpiluar nje faqe te rendesishme shume te pasur !

    shendet

    • Daran bekteshi
    • 2nd Tetor, 2008

    ju uroj per ket veb shum me rëndsi per të gjith shqiptaret !.. urime

  3. ju uroj gjithashtu te gjitha te mirat,eshte me te vertet shum interesante…urime

  4. Hi, this weekend is pleasant designed for me, since
    this point in time i am reading this great educational paragraph here at my residence.

    • Shtyllasi, fshati i internuar edhe në demokraci
    • 22nd Gusht, 2014

    Shtyllasi, si metaforë e tranzicionit shqiptar

    Regjimet ndryshuan por të persekutuarit mbetën të persekutuar, e të privilegjuarit të privilegjuar

    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë – Levan – Fier dhe pasi mbaroi kanali, – kjo “vepër e ndritur e Partisë”, – të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit.
    Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit siç ishin: Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët, Mihalët Pëllumbët, Kapa, Barutet, Kosturi, Zagorqani, etj. Ata iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor; që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimi i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.
    Në vitin 1991-in, me ardhjen e demokracisë, shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike.
    Nga ligji famëkeq Nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj.
    Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë.
    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë, ndërsa Shtyllasi qendër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…, por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit sepse është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, sepse të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua!
    Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve.
    Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake.
    Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante, të vulosura nga qeveria e Berishës…
    Dhe fshatarëve u është thënë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.
    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  5. Howdy! I know this is kind of off-topic but I had to ask.
    Does running a well-established blog such as yours take a large
    amount of work? I’m completely new to running a blog but I do
    write in my journal daily. I’d like to start a blog so I can share my personal experience
    and thoughts online. Please let me know if you have any recommendations or tips for new aspiring bloggers.
    Thankyou!

  6. Hi my loved one! I wish to say that this post is awesome, nice written and come with approximately all significant
    infos. I would like to look extra posts like this .

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: