Analizat që provojnë se shqiptarët janë me gjak arian

Struktura e gjakut e popujve të ndryshëm është e ndryshme. Edhe përhapja e grupeve të gjakut është një tipar i tyre. Shqiptarët për nga struktura dhe grupet e nëngrupet e gjakut janë pak a shumë të njëjtë me popujt e tjerë europianë. Jo rastësisht, edhe sëmundjet gjenetike ndryshojnë nga një popull te tjetri. Përshembull, fibroza citike është mjaft e përhapur në veri të Evropës (1 në 25 raste) dhe më pak në Mesdhe (1 në 40 raste). Te aziatikët fibroza cistike është tepër e rrallë (gati mungon). Përhapja e kësaj sëmundjeje shpjegohet me faktin, se difekti gjenetik ka ndodhur në popullatë origjinale evropiane, ka mundësi te baskët. Ndërsa talasemia e ka origjinën nga Afrika dhe është më e përhapur në Mesdhe dhe më e rrallë në Veri të Europës. Kjo nuk shpjegohet vetëm me klimën, por edhe me migrimin e të infektuarve të parë. Me cilët popuj kanë lidhje gjaku shqiptarët? Për ADN-në e shqiptarëve ka pak studime dhe jo të mirëfillta për ta. Por nga studimet e derisotme, problemi i prejardhjes nuk i largon shqiptarët nga treva. Ata kanë pak a shumë të njëjtën strukturë gjenetike dhe të njëjtat frekuenca sëmundshmërie me popujt e tjerët të Mesdheut. I pyetur se a ekziston si teori shkencore, teza e gjakut arjan, shefi i lqaboratorit të ADN-së, Grigor Zoraqi, thotë: “Po, ekziston si tezë shkencore, por kjo tezë, për t’u provuar katërcipërisht kërkon punë voluminize në terren, duke bërë një shumëllojshmëri analizash dhe në grupe të mëdha popullate. Deri tani nuk kemi projekte për një studim të tillë si qendër. Që rezultatet të jenë sa më afër të vërtetës, duhen analizuar dhe krahasuar sa më shumë markerë (pjesë të ADN-së) mes popujve”.Kavalis Forsa, i klasifikon shqiptarët më veteNë veprën e tij “Genet dhe popullata”, shkencëtari Kavalis Forsa përmend edhe shqiptarët si racë në studimin e tij. Ai ka studiuar një grup shqiptarësh (arbëreshë në Itali) dhe grupe të diasporës në Amerikë dhe rezultati i tij është, se shqiptarët, ashtu siç kanë gjuhën të veçantë, kanë edhe gjakun. “Geni shqiptar është i veçuar” shkruan ai. Në studim ai ka vendosur korrelacione të drejta mes gjuhëve, genit dhe kulturës së popujve dhe mbron pikëpamjen se ndarja e gjuhëve vjen nga ndarja e gjakut, nga grupimet gjenetike të popullatave. Pra, çështja e gjuhëve nuk ka bazë thjesht kulturore, por gjenealogjike. Madje, Forsa edhe vetë kulturës i vë përgjegjës genet. Ndërkohë, përgjithësisht është pranuar nga shkencëtarët se popullsia shqiptare, për nga struktura genetike është e përafërt me popujt e Mesdheut, prandaj jo rastësisht ka me ta ngjashmëri jo vetëm në sëmundshmëri, por edhe në tipare të tjera. Në gen është e shkruar gjithçka; edhe temperamenti i popujve, erotizmi, toleranca, forca e besimit. Sipas gjenetistëve, këto nuk janë thjesht probleme kulturore, por kanë një bazë gjenetike; pra kanë një objektivitet të fortë natyror

Denisa Kona, Gazeta Ballkan

  1. Very good information. Lucky me I recently found your website
    by chance (stumbleupon). I have bookmarked it for later!

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: