Mbi politiken
Parlamentarët tanë
….çdo mëngjes përfaqësuesi i popullit shkon deri te selia e Parlamentit, ku në mos futet, arrin deri te paradhoma, ku gjendet lista e parlamentarve të pranishëm; dhe në këtë listë, shërbëtori i shtetit shkruan emrin e vet, dhe është për këtë stërmundim të përditshëm që ai fut në xhep një shpërblim të majm. Kalojnë katër vjet, ose të paktën afrohet data e shpërbërjes së Parlamentit dhe zotërinjtë e sipërpërmendur i kaplon një shtytje e papërballueshme e ngjashme me atë të larves që zhndrohet në flutur, kështu këta krimba parlamentar braktisin strehën e perbashkët dhe fluturojnë jashtë, per te populli. Rinisin persëri tju flasin zgjedhësve duke ju rrefyer se sa kokfortë janë të tjerët dhe se si ata, përkundrazi, janë stërmunduar; qëllon ndonjehër që populli, kjo masë mosmirnjohëse, në vend të duartrokitjeve t’ju drejtojë sharje plot urrejtje. Në përgjithsi, nëse mosmirenjohja arrin nivele të larta bëhet e nevojshme zgjidhja e vetme e mundshme, përmirsimi i programit (elektoral) Komisioni ( i specialistve) rinovohet dhe rilind për ti dhëne jetë të re mashtrimit të përhershem. Duke njohur mirë kokëfortesinë dhe idiotesinë e njerzimit në përgjithsi, nuk duhet të habitemi nga rezultati. Kështu pra kopeja e proletariatit dhe e borgjezisë rihyn në stalle e joshur nga programi, e gatshme të rizgjedh ata që e kanë mashtruar. Dhe me këtë i zgjedhur i popullit per ta përfaqesuar, rishëndrohet ne krimb parlamentar dhe të ushqehet me frutet e pemës shteterore…
Mein Kampf
Adolf Hitler
No trackbacks yet.