Milizia shqiptare

 

(Efektiva te MFSH duke festuar hyrjen ne Cameri)

 

Gjatë viteve të mbretërisë zogiste, ideologjia fashiste nuk kishte mundur të depërtonte në atë mënyrë që pritej, ndonëse për të ishte bërë një investim jo i pakët nga italianët. Në tërësi idetë fashiste u përqafuan nga një grup i vogël intelektualësh të cilët u përfshinë më vonë në të ashtuqujaturën “Lëvizje të Delvinës” të vitit 1937 dhe që mbronin teorinë e “diktaturës së ndritur”. Pas pushtimit të 7 prillit 1939, dhe të ashtuquajturit “bashkim personal” midis Shqipërisë dhe Italisë, në Shqipëri pati një terren ideal për zhvillimin e ideve fashiste. Në funksion të “bashkimit personal” u krijua më pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, i cili ju dorëzua për nënshkrim Viktor Emanuelit të III‑të nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vërlaci më 3 qershor 1939. Ky Statut përmbante 7‑të kapituj. Në statut Shqipëria përcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit të “bashkimit personal” dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III‑të. Sipas statutit mbreti emëronte dhe ç`emëronte të gjithë ministrat.Në vend të parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6‑të i statutit i kushtohej “të drejtave dhe detyrave të qytetarëve”.

Çfarë ishte Milicia Fashiste

Ndër organizmat e para të Partisë Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nëshkroi dekretin për krijimin e kësaj milicie, e cila bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Sipas vetë fashistëve kjo milici “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”. Milicia Fashiste ishte e organizuar në një komandë dhe e shpërndarë në 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Fashiste pasi në fund të fundit anëtari i kësaj partie quhej milic vullnetar. Ja një pjesë e Statutit të Partisë Fashist Me dekretin e firmosur nga Mëkëmbësi Jakomoni datë 2 qershor 1939, hyri në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore të këtij satuti janë këto:”‑Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nën urdhërat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.‑Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisë. ‑Pranimi në PFSH bahet përmjet nji kërkese apo me levën fashiste. Leva fashiste konsiston në kalimin nga bijt e shqipes në rreshtat e balilave shqiptarë e shqiptareve të vogla; nga balilat shqiptarë në rreshtat e avanguardistëve, nga avanguardistët në grupet e fashistëve universitarë e të djelmënisë fashiste; nga fashistët universitarë e të djelmënisë fashiste në PFSH e në Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla në rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare në rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet për çdo vjetë.‑Fashisti në kohën e pranimit në PFSH betohet dhe nënshkruan formulën e betimit:”Betohem se do të kryej urdhënat e Duçes, Themelues i Perandorisë dhe Krijues i Shqipnisë së Re ‑ dhe do t`i shërbej çështjes së Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim”.‑PFSH përbahet prej fasheve. Fashet inkuadrohen në krahina, në Federata të Fasheve. Fashi inkuadron të nënshkruemit në PFSH të nji komune. Ndër qendrat urbane e ndër fraksionet me randësi mund të formohen grupe lagjesh fashiste. Grupit të lagjes i besohen funksione analoge me ato të Fashit brenda kufijve me karakter toksor të caktuem prej sekretarit të Fashit. Grupi fashist i lagjes përbahet së paku prej dy sektorësh. Sektori përmbledh dy deri në gjashtë nuklej dhe nuk bashkërendon veprimtarinë….Nukleu përmban njisinë organizuese themelore të PFSH‑së dhe duhet të formohet pranë çdo fraksioni, pranë çdo qendre bujqësore të rrethit të çdo Fashi.‑Organizatat e PFSH‑së janëGrupet e fashistëve universitarëa‑Djelmënia e Liktoritb‑Fashet femnorec‑Opera dopolavoreEnti Asistenca FashisteVaren drejpërdrejt nga PFSH‑ja organizatat e punës‑Pranë çdo federate të fasheve formohen: nji Komandë Federale e Djelmënisë së Liktorit; nji grup i fashistëve universitarë; nji Federatë e Fashëve femonore; nji dopolavore krahinore; nji Komitet Krahinor i Entit Asistenca Fashiste.‑Pranë çdo Enti formohen: Nji komandë e Fasheve të Djelmënisë së Liktorit, nji Fash femnuer; nji dopolavoro; nji Komitet Komunal i Entit Asistenca Fashiste.‑Jerarkët e PFSH‑së janë:1‑Sekretari i PFSH‑së2‑Pjestarët e Drejtorisë Qendrore3‑Sekretarët federale4‑Pjesëtarët e Drejtorisë Federale5‑Sekretari politik i fashit6‑Pjestarët e drejtorisë së Fashit7‑Fiducjari i Grupit fashist të lagjes8‑Pjestarët e Konsultës së Grupit Fashist të lagjes9‑Kryetari i sektorit10‑Kryetari i Nukleos‑Organet kolegjale të PFSH‑së janë:1‑Drejtoria Qendrore2‑Këshilli Qendror3‑Drejtoria e Federatës së Fasheve4‑Drejtoria e Fashit5‑Konsulta e Grupit Fashist të lagjes …………..(Marrë me shkurtime nga Fletorja Zyrtare nr 39, datë 9 qershor 1939, shtojca)Organizimi fashist. Jep shembullin e tij edhe djali i kryeministrit Shefqet Vërlaci, Ismaili.Organizimi i plotë i Partisë Fashiste Shqiptare përfundoi pas gati një viti. Kjo sepse vetëm në vitin 1940 përfundoi strukturimi i i PFSH‑së dhe formimi i organit legjislativ të emëruar që ishte Këshilli i Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Dhoma Fashiste ishte organi më i lartë i partisë dhe përbëhej nga: ‑Anëtarët e Këshillit të Ministrave‑Pjestarët e Drejtoratit Qendror të PKFSH‑së‑Sekretarët federalë‑Inspektorët federalë‑Aktivitete prodhimtare dhe intelektuale(Burimi i informacionit: Gazeta “Tomori”, 3 prill 1940)Dhoma Fashiste u përurua në Tiranë më 17 prill 1940 me një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ish sallën e parlamentit (sot teatri i kukullave).Kryetari i Partisë Fashiste ishte detyrimisht edhe anëtar i Këshillit të Ministrave. Dhe kjo risi në politikën shqiptare nisi me kryetarin e parë të PFSH‑së, Tefik Mborja dhe vazhdoi në të gjitha qeveritë e tjera shqiptare deri më 10 shtator 1943. Kur Partia Fashiste kishte hyrë në fazën më të rëndësishme të saj, më 11 qershor 1940, djali i kryeministrit Shefqet Vërlaci, studenti Ismail Vërlaci para provimit të fundit kërkoi të mobilizohej vullnetar në një repart të Milicisë Fashiste Shqiptare. Batalioni i dytë fashist që do të nisej nga Elbasani më 14 qershor 1940 (gazeta “Tomori” datë 12 qershor 1940). Çfarë ishte Këshilli i Epërm Fashist Korporativ (KEFK)Ndonëse kishte një vit që kishte dalë ligji për krijimin e Këshillit të Epërt Fashist Korporativ, konstituimi i tij nuk ishte bërë për shkak të mos përfundimit të plotë të strukturimit të Partisë Fashiste. Këshilli i Epërm Fashist ishte një organ legjislativ i emëruar, i përbërë nga anëtarë të PFSH‑së. Atributet e funksionimit të tij dolën me dekretin nr 101 të nënshkruar nga Françisko Jakomoni (shih “Fletorja Zyrtare” nr 52 datë 4 prill 1940). Në KEFK bënin pjesë:1‑Anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë Fashiste, që në momentin e konstituimit të KEFK‑ut ishin Tefik Mborja, Piero Parini, Kol Bib Mirakaj, Kosta Kote, Vangjel Koça, Qazim Neki, Nush Bushati, Sabaudin Toto, Muhtar Vrioni,Germano Secreti, Fausto Cinjolino.2‑Anëtarët e Drejtorisë Qendrore të PFSH‑së (të përbërë nga 20 vetë).3‑Anëtarët e Këshillit Qendror të ekonomisë Korporative (ku përveç ministrave bënin pjesë edhe 29 persona të tjerë.Me dekret të posaçëm të Jakomonit, kryetar i KEFK‑së u emërua Terenc Toçi, ndërsa n/kryetarë Emin Toro dhe Nush Bushati.Ndër detyrat kryesore të KEFK‑ut ishte miratimi i ligjeve të ndryshme Çfarë ishte Këshilli i ShtetitOrgani i Këshillit të Shtetit vazhdoi të funksionojë edhe në kohë e fashizmit. Detyra e tij ishte po ajo që kishte qenë në kohën e mbretërisë zogiste dhe kishte të bënte me përgatitjen e kodeve apo projktligjeve. Për t`u theksuar është fakti se në këtë këshill të kohës së fashizmit bënte pjesë edhe presidenti i parë i shtetit komunist Omer Nishani. Emrat të tjerë të njohur ishin ato të Spiro Kolekës, Riza Danit, etj. Këshilli i Shteti përbëhej nga 39 anëtarë .

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: