Arkiv për Korrik, 2007

Diktatura e ndritur e Neoshqiptarve

Në vitet 30-të krahas rrymës zogiste, e cila shprehte interesat e shtresave në fuqi, dolën në arenën e luftës ideologjike edhe disa rryma të tjera me ngjyrë borgjeze që përfaqësoheshin nga grupe intelektualësh borgjezë. Të tilla ishin ideologjia e “të rinjve” apo e “diktaturës së ndritur”, si dhe ajo e “neoshqiptarizmës”.Këto shprehën interesat e borgjezisë, e cila në këtë periudhë bëri përparime në fushat ekonomike dhe politike dhe kërkonte të forconte më tej pozitat e saj përballë klasës së bejlerëve çifligarë që kishin ende peshë të ndjeshme në jetën e vendit e sidomos përballë lëvizjeve të masave popullore e të rretheve demokratike që i rrezikonin këto pozita. Borgjezia shqiptare, nuk ishte aq e fortë ekonomikisht dhe politikisht, sa të mënjanonte klasën çifligare. Ajo nuk ishte në gjendje të shkatërronte marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore që kishin krijuar bejlerët dhe të krijonte një strukturë të përshtatshme borgjeze. Kritikat ndaj bejlerëve u shprehën në ideologjinë borgjeze, ku “orientalizmi” shikohej si një plagë prapambetjeje dhe perëndimi lavdërohej dhe duhej marrë si model për Shqipërinë.Por, borgjezia e dobët parapëlqeu rrugën e zhvillimit të ngadalshëm kapitalist pa konflikte shoqërore. Në këtë rrugë kishte hyrë edhe ekonomia çifligare edhe pse ruante ende mbeturina të sistemit të vjetër. Borgjezia ishte për një farë kompromisi me çifligarët për të përballuar lëvizjet revolucionare, për të ruajtur statuskuonë e rendit çifligaro-borgjez, stabilitetin shoqëror. Në kuadrin e këtij rendi dhe në përputhje me forcimin gradual të pozitave të veta ekonomiko-shoqërore, borgjezia u mundua të rriste ndikimin edhe në shtet, në qeverisjen e vendit, gjithashtu të bënte të mbizotëronte kultura e mentaliteti borgjez (perëndimor). Ajo kërkonte një ndarje më të drejtë të pushtetit me klasën çifligare. Kjo u pasqyrua edhe në ideologjinë e saj. Në këtë ideologji mbizotëroi më shumë ana politiko-kulturore e zhvillimit borgjez, sesa ajo ekonomiko-shoqërore.Regjimi zogist, nën presionin e borgjezisë, mori disa masa në të mirë të saj. Me këtë rast ai forcoi dhe bazën e tij shoqërore. Këto i paraqiti si masa qytetëruese për popullin dhe kombin. Vetë borgjezia shqiptare nëpërmjet ideologëve të saj, idetë dhe përpjekjet për plotësimin e aspiratave të veta i paraqiti si në të mirë të popullit e zhvillimit. Ideologjia borgjeze, pavarësisht nga disa kritika kundër feudalizmit dhe hedhjes së ideve të përgjithshme të përparimit dhe qytetërimit, ishte një ideologji konservatore dhe kundër liberalizmit. Ajo ishte kundër reformimit të bazave të rendit çifligaro-borgjez dhe kundër rendit demokratik. Konservatorizmi i saj u shpreh ndër të tjera në sigurimin e progresit me anë të kompromisit çifligaro-borgjez, me anë të konformizmit politik me regjimin si dhe me anë të zhvillimit të ideve, të evoluimit të mentalitetit. Kjo borgjezi ishte kundër lëvizjeve popullore dhe ideologëve “përparimtarë” që kërkuan të vendosej në Shqipëri rendi “demokratiko-borgjez”. Karakteri konservator i ideologjisë borgjeze të asaj kohe dëshmohet edhe nga ndikimi që pati nga ideologjitë e tjera perëndimore.Rrymat borgjeze përfaqësuan kryesisht idetë e shkollave dhe sistemeve filozofike e sociologjike perëndimore, përfshi dhe ato fashiste. Këto ide përputheshin me aspiratat e interesat e klasës borgjeze shqiptare.“Të rinjtë” të vetëquajtur kështu, sepse u dalluan nga polemika me “të vjetrit” që përfaqësonin klasën çifligare dhe nëpunësit e lartë që rridhnin prej saj. Ata u quajtën në fillim “neoshqiptarë” që ishte e njëjta gjë me “të rinjtë”, por që më pas u quajtën “të rinj” sepse donin të bënin dallim midis “neoshqiptarëve” që drejtoheshin nga Branko Merxhani e shokë.Interesi themelor i “të rinjve” ishte sigurimi i stabilitetit shoqëror përballë luftës së klasave. “Të rinjtë” i shtjelluan idetë e tyre në disa organe si gazetat “Arbëria”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë” dhe revista “Iliria”.Në këtë grup bënin pjesë, Ismet Toto, Nebil Çika, Mehmet Konica, Seit Qemali, etj. Këta filluan aktivitetin e tyre pas shpalljes së monarkisë. Ata ishin kundër “orientalizmit” të vendit dhe klasës që e përfaqësonte. Vendi duhej të drejtohej nga idetë borgjeze. Modelin më të mirë të këtyre ideve dhe të rregullimit shoqëror perëndimor, “të rinjtë” e shikonin tek doktrinat fashiste. “Të rinjtë” kritikonin ashpër “të vjetrit” që cilësoheshin si trashëgimtarë të Turqisë osmane dhe që ishin pjesë e administratës më të keqe në Europë.Kusht për “oksidentalizmin” e vendit ishte përhapja e ideologjisë së re nga elita e kulturuar. Ashtu si dhe “neoshqiptarët”, “të rinjtë” nuk u organizuan në një parti politike, por u përpoqën që politikën borgjeze ta paraqitnin si sferë të ideve të pastra, jashtë interesave të klasave e grupeve të ndryshme.“Të rinjtë” shprehën një sërë pikëpamjesh, të cilat ishin kundër lëvizjeve revolucionare dhe huajtën nga fashizmi urrejtjen për liberalët. Në qendër të tyre ishte ideja e diktaturës së ndritur. Këto pikëpamje pohonin vendosjen e një diktature të tipit fashist në Shqipëri, të një sistemi totalitar, dhe të edukimit të brezit të ri me frymën fashiste, likuidimit të luftës së klasave me metodat fashiste, si dhe krijimit të një elite sipas modelit fashist që do të sundonte mbi popullin. Kjo elitë apo klasë vepruese, do të shërbente si shtylla kurrizore e regjimit. Ideologjia fashiste dhe sistemi fashist duhej të bëheshin pjesë e pandarë e jetës kombëtare.“Të rinjtë” ushqyen përbuzje ndaj masave popullore, i konsideronin të paformuara nga pikëpamja e vetëdijes dhe e kulturës, të paafta për të zhvilluar veprimtari politike shoqërore dhe për t’u përfshirë në jetën kombëtare. Kriter themelor për një vlerësim të tillë merrej ndërgjegjja shoqërore, kultura. Masat punonjëse konsideroheshin pa ndërgjegje politike-shoqërore, e cila iu atribuohej vetëm njerëzve të zgjedhur e me kulturë që ngriheshin mbi turmën dhe e drejtonin atë. Masat nuk duhej të kishin të drejta politike, liria e shtypit në vend duhej t’u garantohej vetëm atyre që dinin ta përdornin. Shtypi duhej të ishte në duart e njerëzve të zotë e të stërvitur, si dhe të pastër e të kulluar, ashtu siç e konsideronin veten të rinjtë.Në Shqipëri nuk duhej të kishte zgjedhje të lira, populli nuk duhej të zgjidhte dhe të zgjidhej lirisht. Zgjedhje nuk duhej të kishte deri sa shtetasit të kishin diplomën e liceut, dhe të ishin njerëz të informuar për punët e shtetit, ashtu siç është një ministër, një deputet apo një gazetar.Ismet Toto i ndante njerëzit në “njerëz që ndjejnë përgjegjësi dhe në ata që nuk ndjejnë”. Njerëzit që ndjenin përgjegjësi për fatet e kombit, që ishin të pajisur me vetëdije të zhvilluar e me kulturë, bënin pjesë në elitën, ndërsa ata që nuk ndjenin ishin shumica e popullit. Këto ide kishin ndikimin e filozofëve të mëdhenj si Tomas Karlajli e Frederik Niçe. Nën ndikimin e këtyre pikëpamjeve, historia e Shqipërisë u trajtua si veprimtari e figurave dhe heronjve të shquar.Disa “të rinj” përshëndetën politikat imperialiste si “Spazio vitale” e “Lebensraum”, për nënshtrimin e popujve. Ata përligjën pushtimin fashist të Abisinisë, sepse popujt e prapambetur e primitivë, këta grumbuj njerëzish pa ndërgjegje, nuk ecnin në një hap me kohën, dhe ishin të destinuar t’i nënshtroheshin vullnetit të kombeve më të forta.“Të rinjtë” shprehën pikëpamjen se diktatura ekzistuese çifligaro- borgjeze duhej të shndërrohej në diktaturë fashiste apo “diktaturë të ndritur”, siç quhej për eufemizëm. Për një shndërrim të tillë duhej mbështetur në përvojën e Gjermanisë naziste dhe të Italisë fashiste. Ky shndërrim do të kryhej brenda kuadrit të monarkisë dhe me ndihmën e mbretit. Këta arsyetonin papërshatshmërinë e regjimit demokratik për vendin; Rrymat revolucionare të proletariatit duheshin frenuar. “Diktatura e ndritur” duhej të formohej nga një elitë intelektuale me synime patriotike e përparimtare, nga njerëz të aftë e të kulturuar, të pajisur me ideale, që duhej të derdhnin energjitë e tyre në shërbim të popullit dhe kombit. Në organizim mendohej të merrej edhe përvoja e Italisë fashiste, por më shumë parapëlqehej përvoja e regjimit nazist. “Të rinjtë” ndienin admirim për organizimin nazist në sferat e ndryshme, për frymën totalitariste të regjimit dhe ndikimin e ideologjisë së tij. Një gjë të përafërt do të dëshironin ta realizonin në Shqipëri duke organizuar ushtarakisht djalërinë në qytete e fshatra, duke krijuar batalionet e “djalërisë shqiptare” që do t’u ngjanin batalioneve të sulmit në Gjermanisë. Në këtë organizim ushtarak mendohej të përfshihej gjithë brezi i ri prej moshës 7 vjeçare deri në moshën 35 vjeçare. Në çdo fshat e qytet duhej të kishte një komandë drejtuese dhe një këshill të zgjedhur prej të rinjve. Në krye të gjithë kësaj strukture duhej të ishte udhëheqësi apo mbreti. Fjala udhëheqës theksohej jo pa qëllim, por në ngjashmëri me titullin “fyhrer” të nazistëve. Në këtë frymë do të bëhej organizimi edhe në sfera e tjera. Sigurisht do të ndiqej dhe shembulli i Italisë fashiste.Fashistizimi i brezit të ri u konsiderua faktor kryesor për vendosjen e diktaturës fashiste. “Të rinjtë” e argumentonin vendosjen e “diktaturës së ndritur” edhe për të eliminuar lëvizjet politike të brendshme, por që qëllimi kryesor ishte siguria për të pasur një zhvillim ekonomik. Vendosja e “diktaturës së ndritur” duhej të ishte e menjëhershme pasi rreziku komunist ishte rritur, Seit Qemali theksonte: “Ata që nuk e duan Shqipërinë nën një diktaturë të djathtë, ta thonë çiltaz që dëshirojnë të mëngjërtën. Të përpiqemi të ngjallim këtu tendencat mesatare që kanë vdekur gjetkë, është një mundim i kotë. Çdo solucion jashtë dy ekstremeve nuk ka stabilitet. Fati e solli të kemi në krye një prijës gjenial, i cili është i zoti të na çojë atje ku janë qytetëria dhe lumturia, po qe se dhe ne i japim ato fuqi që u dhanë Musolinit, Hitlerit…. bashkëatdhetarët e tyre”.“Të rinjtë”, ashtu sikurse “të vjetrit”, kritikat më të mëdha i drejtuan kundër komunistëve. Ndarja e shoqërisë në klasa, lufta e klasave dhe ajo politike u cilësuan si dukuri jonormale që shkaktoheshin nga faktorë subjektivë të brendshëm dhe të jashtëm. Lufta e klasave mbillte anarkinë e demoralizimin në popull, çonte në humbjen e kotë të energjive dhe të vlerave morale të kombit.Ata shprehën se ishin për zhdukjen e “anarkisë së opinioneve” dhe për krijimin e një ideologjie të vetme për të gjithë kombin. Të gjitha klasat pa përjashtim, i gjithë populli duhej të kishin një pikëpamje. Ismet Toto ishte i mendimit se bashkimi i të gjithë popullit, do të bëhej i mundshëm jo vetëm kur të sigurohej paqja klasore, por edhe kur të likuidohej përçarja fetare dhe ndikimi i ideologjisë së klerit mbi popullin. Ai nga faqet e revistës “Iliria”, si dhe me anë të një broshure që botoi në vitin 1934, polemizoi me klerin katolik për problemin e fesë. Toto mendonte se mund të zhdukej përçarja fetare dhe ndikimi i fesë në kushtet e rendit çifligaro-borgjez.Idetë komuniste u konsideruan si produkt i zhvillimit të deformuar të kapitalizmit. Si rrjedhim i disa teprimeve të tij, në vendet kapitaliste, u shkaktua shfrytëzimi i punëtorëve nga komunistët. Kjo prirje nuk ishte një rregull, por një anomali.

Viron Koka, “Rrymat e mendimit politiko-shoqëror në Shqipëri në vitet 30 të shekullit XX”

Milizia shqiptare

 

(Efektiva te MFSH duke festuar hyrjen ne Cameri)

 

Gjatë viteve të mbretërisë zogiste, ideologjia fashiste nuk kishte mundur të depërtonte në atë mënyrë që pritej, ndonëse për të ishte bërë një investim jo i pakët nga italianët. Në tërësi idetë fashiste u përqafuan nga një grup i vogël intelektualësh të cilët u përfshinë më vonë në të ashtuqujaturën “Lëvizje të Delvinës” të vitit 1937 dhe që mbronin teorinë e “diktaturës së ndritur”. Pas pushtimit të 7 prillit 1939, dhe të ashtuquajturit “bashkim personal” midis Shqipërisë dhe Italisë, në Shqipëri pati një terren ideal për zhvillimin e ideve fashiste. Në funksion të “bashkimit personal” u krijua më pas edhe Statuti Themeltar i Mbretnisë Shqiptare, i cili ju dorëzua për nënshkrim Viktor Emanuelit të III‑të nga kryetari i delegacionit shqiptar, kryeministri Shefqet Vërlaci më 3 qershor 1939. Ky Statut përmbante 7‑të kapituj. Në statut Shqipëria përcaktohej si shtet i pavarur brenda kuadrit të “bashkimit personal” dhe njihej si mbret Viktor Emanueli i III‑të. Sipas statutit mbreti emëronte dhe ç`emëronte të gjithë ministrat.Në vend të parlamentit statuti parashikonte ngritjen e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Kapitulli i 6‑të i statutit i kushtohej “të drejtave dhe detyrave të qytetarëve”.

Çfarë ishte Milicia Fashiste

Ndër organizmat e para të Partisë Fashiste ishte edhe Milicia Fashiste. Më 18 shtator 1939, Jakomoni nëshkroi dekretin për krijimin e kësaj milicie, e cila bënte pjesë në Milicinë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar. Sipas vetë fashistëve kjo milici “garantonte zhvillimet e revolucionit fashist”. Milicia Fashiste ishte e organizuar në një komandë dhe e shpërndarë në 4 regjione dhe 10 coorti. Milicia Fashiste ishte pjesë e rëndësishme e Partisë Fashiste pasi në fund të fundit anëtari i kësaj partie quhej milic vullnetar. Ja një pjesë e Statutit të Partisë Fashist Me dekretin e firmosur nga Mëkëmbësi Jakomoni datë 2 qershor 1939, hyri në fuqi Statuti i Partisë Fashiste Shqiptare. Nenet kryesore të këtij satuti janë këto:”‑Partia Fashiste Shqiptare asht nji milici civile vullnetare nën urdhërat e Benito Musolinit, krijues e Duce i Fashizmit.‑Partia Fashiste asht e vetmja parti e Shqipnisë. ‑Pranimi në PFSH bahet përmjet nji kërkese apo me levën fashiste. Leva fashiste konsiston në kalimin nga bijt e shqipes në rreshtat e balilave shqiptarë e shqiptareve të vogla; nga balilat shqiptarë në rreshtat e avanguardistëve, nga avanguardistët në grupet e fashistëve universitarë e të djelmënisë fashiste; nga fashistët universitarë e të djelmënisë fashiste në PFSH e në Milicien Fashiste; nga shqiptaret e vogla në rreshtat e vajzave shqiptare; nga vajzat shqiptare në rreshtat e vajzave fashiste, nga vajzat fashiste ne Fashet femnore. Leva Fashiste bahet për çdo vjetë.‑Fashisti në kohën e pranimit në PFSH betohet dhe nënshkruan formulën e betimit:”Betohem se do të kryej urdhënat e Duçes, Themelues i Perandorisë dhe Krijues i Shqipnisë së Re ‑ dhe do t`i shërbej çështjes së Revolucionit Fashist e po qe nevoja edhe me gjakun tim”.‑PFSH përbahet prej fasheve. Fashet inkuadrohen në krahina, në Federata të Fasheve. Fashi inkuadron të nënshkruemit në PFSH të nji komune. Ndër qendrat urbane e ndër fraksionet me randësi mund të formohen grupe lagjesh fashiste. Grupit të lagjes i besohen funksione analoge me ato të Fashit brenda kufijve me karakter toksor të caktuem prej sekretarit të Fashit. Grupi fashist i lagjes përbahet së paku prej dy sektorësh. Sektori përmbledh dy deri në gjashtë nuklej dhe nuk bashkërendon veprimtarinë….Nukleu përmban njisinë organizuese themelore të PFSH‑së dhe duhet të formohet pranë çdo fraksioni, pranë çdo qendre bujqësore të rrethit të çdo Fashi.‑Organizatat e PFSH‑së janëGrupet e fashistëve universitarëa‑Djelmënia e Liktoritb‑Fashet femnorec‑Opera dopolavoreEnti Asistenca FashisteVaren drejpërdrejt nga PFSH‑ja organizatat e punës‑Pranë çdo federate të fasheve formohen: nji Komandë Federale e Djelmënisë së Liktorit; nji grup i fashistëve universitarë; nji Federatë e Fashëve femonore; nji dopolavore krahinore; nji Komitet Krahinor i Entit Asistenca Fashiste.‑Pranë çdo Enti formohen: Nji komandë e Fasheve të Djelmënisë së Liktorit, nji Fash femnuer; nji dopolavoro; nji Komitet Komunal i Entit Asistenca Fashiste.‑Jerarkët e PFSH‑së janë:1‑Sekretari i PFSH‑së2‑Pjestarët e Drejtorisë Qendrore3‑Sekretarët federale4‑Pjesëtarët e Drejtorisë Federale5‑Sekretari politik i fashit6‑Pjestarët e drejtorisë së Fashit7‑Fiducjari i Grupit fashist të lagjes8‑Pjestarët e Konsultës së Grupit Fashist të lagjes9‑Kryetari i sektorit10‑Kryetari i Nukleos‑Organet kolegjale të PFSH‑së janë:1‑Drejtoria Qendrore2‑Këshilli Qendror3‑Drejtoria e Federatës së Fasheve4‑Drejtoria e Fashit5‑Konsulta e Grupit Fashist të lagjes …………..(Marrë me shkurtime nga Fletorja Zyrtare nr 39, datë 9 qershor 1939, shtojca)Organizimi fashist. Jep shembullin e tij edhe djali i kryeministrit Shefqet Vërlaci, Ismaili.Organizimi i plotë i Partisë Fashiste Shqiptare përfundoi pas gati një viti. Kjo sepse vetëm në vitin 1940 përfundoi strukturimi i i PFSH‑së dhe formimi i organit legjislativ të emëruar që ishte Këshilli i Epërm Fashist Korporativ (KEFK). Dhoma Fashiste ishte organi më i lartë i partisë dhe përbëhej nga: ‑Anëtarët e Këshillit të Ministrave‑Pjestarët e Drejtoratit Qendror të PKFSH‑së‑Sekretarët federalë‑Inspektorët federalë‑Aktivitete prodhimtare dhe intelektuale(Burimi i informacionit: Gazeta “Tomori”, 3 prill 1940)Dhoma Fashiste u përurua në Tiranë më 17 prill 1940 me një ceremoni të posaçme të zhvilluar në ish sallën e parlamentit (sot teatri i kukullave).Kryetari i Partisë Fashiste ishte detyrimisht edhe anëtar i Këshillit të Ministrave. Dhe kjo risi në politikën shqiptare nisi me kryetarin e parë të PFSH‑së, Tefik Mborja dhe vazhdoi në të gjitha qeveritë e tjera shqiptare deri më 10 shtator 1943. Kur Partia Fashiste kishte hyrë në fazën më të rëndësishme të saj, më 11 qershor 1940, djali i kryeministrit Shefqet Vërlaci, studenti Ismail Vërlaci para provimit të fundit kërkoi të mobilizohej vullnetar në një repart të Milicisë Fashiste Shqiptare. Batalioni i dytë fashist që do të nisej nga Elbasani më 14 qershor 1940 (gazeta “Tomori” datë 12 qershor 1940). Çfarë ishte Këshilli i Epërm Fashist Korporativ (KEFK)Ndonëse kishte një vit që kishte dalë ligji për krijimin e Këshillit të Epërt Fashist Korporativ, konstituimi i tij nuk ishte bërë për shkak të mos përfundimit të plotë të strukturimit të Partisë Fashiste. Këshilli i Epërm Fashist ishte një organ legjislativ i emëruar, i përbërë nga anëtarë të PFSH‑së. Atributet e funksionimit të tij dolën me dekretin nr 101 të nënshkruar nga Françisko Jakomoni (shih “Fletorja Zyrtare” nr 52 datë 4 prill 1940). Në KEFK bënin pjesë:1‑Anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë Fashiste, që në momentin e konstituimit të KEFK‑ut ishin Tefik Mborja, Piero Parini, Kol Bib Mirakaj, Kosta Kote, Vangjel Koça, Qazim Neki, Nush Bushati, Sabaudin Toto, Muhtar Vrioni,Germano Secreti, Fausto Cinjolino.2‑Anëtarët e Drejtorisë Qendrore të PFSH‑së (të përbërë nga 20 vetë).3‑Anëtarët e Këshillit Qendror të ekonomisë Korporative (ku përveç ministrave bënin pjesë edhe 29 persona të tjerë.Me dekret të posaçëm të Jakomonit, kryetar i KEFK‑së u emërua Terenc Toçi, ndërsa n/kryetarë Emin Toro dhe Nush Bushati.Ndër detyrat kryesore të KEFK‑ut ishte miratimi i ligjeve të ndryshme Çfarë ishte Këshilli i ShtetitOrgani i Këshillit të Shtetit vazhdoi të funksionojë edhe në kohë e fashizmit. Detyra e tij ishte po ajo që kishte qenë në kohën e mbretërisë zogiste dhe kishte të bënte me përgatitjen e kodeve apo projktligjeve. Për t`u theksuar është fakti se në këtë këshill të kohës së fashizmit bënte pjesë edhe presidenti i parë i shtetit komunist Omer Nishani. Emrat të tjerë të njohur ishin ato të Spiro Kolekës, Riza Danit, etj. Këshilli i Shteti përbëhej nga 39 anëtarë .

Kuptimi i 28 Nandorit – Për djelmnin shqiptare

Mustafa Kruja

Për djelmnin shqiptare,më duhet edhe mue me shkarravitun diça për numrin e veçantë të “Shqipris së Re” qi do dalë ditën 28 Nëntor. S’e pata kët mendim. Por “Shqipëria e Re” e di t’a fusi njerin në valle edhe kur s’e ka zanat kërcimin a s’asht në fel me kërcye.Pra po shkruej. Por ça me shkrue? Ju them të drejtën se m’asht dashun t’a lodh mjaft menden për me gjetun nji themë qi t’i përshtatej rasës dhe kohës bashkë e qi mund të këndohej pa mërzi të madhe prej kënduesve të ksaj fletorje.Ah të kishem qenë dhe un poet, sa m’a kishte anda me i a çue dikuj zemrën peshë e ndonji pikë lot mallëngjimi ndër sy, ashtu si m’a pat bamë mue disa vjet përpara D. Lazër Shantoja me “Kuvendin e Dëshmorvet” po në rasën e 28 Nëntorit! Por mue kët cilsi m’a ka mohue natyra. Nuk dij me shkrue vjersha. E jam fort pak i aftë me gixilue zemra. Më vjen ma tepër për dore me i thirrë mendes, gjykimit të ftohtë se sa me i nxitun kazanit të gjakut.Prandej edhe dava me i a sjellë fjalën teme kryesisht djelmnis, e cila e ka gjakun në vlim të natyrshëm dhe ka nevojë ma shumë për argumenta qi mund t’a shtien në nji kujtim të thellë mbi kuptimin e ma së madhes ditë të historis së kombit t’onë, se sa për ligjerata qi t’a mallëngjejnë e t’i ndezin gjakun.Plot 20 vjet para, më 28-XI-1912, nji kuvend burrash të mbledhun në Vlonë ndënë prisin e Ismail Kemalit, i shpalli botës mbarë se Shqipnija, aty e mbrapa, do t’ishte vetëm e shqiptarvet, se këta do t’ishin vetë zotën në plangun e përbashkët të tyne, mu nj’ashtu sikur e ndien dhe e njeh veten secili në shtëpi e gja të vet, se i hueji nuk do të guxonte ma me urdhnue e sundue mbi stërnipat e Illyrve.Han’e yll po perëndojshin për jetë, po zhdukeshin nga horizonti i atdheut t’onë; ishte tue lemë dielli i liris.Nji flamur i madh zhdridhej rreth nji shtize të gjatë në dritoren e nji shtëpije të moçme ku ishte mbledhun kuvendi: flamur i kuq, si gjaku i dëshmorvet të tij, me shqipen e zezë dykrenëshe në mes, flamur i Skanderbegut, qi po valonte për të parën herë n’ajrin tonë mbas katër shekujsh e gjymsë.Atypraty nji za i rreptë buçitte prej qinda krahnorësh e naltohej në qiell si nji lutje e fjeshtë e e kulluet dalë prej zemrash të lame nga çëdo mëkat: “rroftë Shqipnija!” Brohori të padame e lot mallëngjimi.20 vjet para! Ju djelm të rij të Shqipnis së lirë s’kishit lemë ose ishi edhe të njomë. Sod, 20 vjet mbrapa, ndokush nga ju mund të pyesë mallëngjyeshëm:” ku janë ata burra qi ngritën për të parët flamurin kombtar?” E un ju përgjigjem: ma mirë mos pyetni për ta. Historija, ata qi meritojnë të kujtohen, do t’u a tregojë brezave të ardhshëm. Ka pasun ndër ta apostuj lirije a së paku asish qi e kanë pritë e dëshirue këtë me gjithë zemër. Këta kanë vdekun a rrojnë të ngimë e të kënaqun tue pamë mundimet e sakrificat e tyne të shpërblyeme nga realizimi i ides e i deshirit qi kan ushqye.Ka pasun dhe njerz të rrëmbyem prej nji rryme të pakuptueme, si landa qi merr me vete nji lumë për me e lanë të zhytun në ledh të ndonji bregu a me i a falun detit. E ma në fund ka pasun edhe shpekulatorë, farizij të kohvet tona, të cilët ndjekin çëdo rrymë qi t’u përshtatet interesave të tyne, qi ndërrojnë lëkurë e qime simbas stinës. Në qoftë se ju do të kërkoni me njohun e nderue kend nga dëshmitarët e ditës 28 Nëntor 1932 po ju siguroj se ma të parët qi kanë me ju dalë përpara si fatosa të pavarsisë shqiptare kanë me qenë këta të fundit. E ju, para fytyravet të tyne, keni për të humbun të tanë shijen e idealit të thjeshtë qi ushqeni!Kujtoni pra e nderoni vetëm dëshmorët e paemën qi kanë kanë bamë veten fli për t’ja mbërrimë asaj ditee ma vonë për të ruejtun frytin e saj, ata qi s’u dihen a së mund t’u përmenden emnat. Mu nj’ashtu sikur nderohet sod gati në të gjithë botën kujtimi i ushtarit të panjohun ramë dëshmuer n’altarin e atdheut.. “ Por, do të më thoni, ç’farë Dëshmorësh kur të gjithë e dijmë se Shqipnin s’e banë Shqiptarët por Evropa?”Po, kështu thonë përnjimend ata qi s’kanë çue asnji gisht dore për Shqipnin e lirë; jo vetëm, por as qi kanë besue kurrë në nji “mrekulli” t’atillë e ndoshta as sod s’u besojnë syve të vet. Janë pesimistat e paqortueshëm, ata qi s’e njohin historin e kombit të vet, qi s’e kuptojnë forcën e gjakut qi u vlon ndër dej.E ça me thanë mbandej për nji tjetër kategori Shqiptarësh, për ata qi jo vetëm s’kanë besue se mund të bahej e mund të qëndronte Shqipnija Shtet i lirë, por kanë luftue me të tana armët qi kanë mundun të përdorin, prej fjalës e deri ke martina e mavzeri, për mos me lanë qi të ngrihej nji Shtet shqiptar, e mbrapa, si u ngreh, për me e shembun? E mbasi panë se Shqipnija u ba, po rron dhe do të përparojë, edhe kundër vullnetit të tyne, atbotë i a nisën me mbërtitun me sa u punoi zani: “ rroftë Shqipnija”, e u vunë me e shfrytue, me e kullotun.Shqipnin e bani Evropa ashtu si bani Jugoslavìn, Ceko-Slovakìn,Polonìn, Rumanìn e madhe e Shtetet e Baltikut, për me folë vetëm për sa i përket kontinentit tonë. Nuk besoj të ketë ndër këto Shtete gjind qi t’u a dijnë për nderë vetëm të huejve lirin e tyne.Shqipnin e bani kombi shqiptar vetë. E bani forca e ksaj race krenare e kreshnike qi qe e zonja me u bamë ballë me shekuj, si shkamb graniti, valve ma të rrepta qi e rrahën pa mëshirë në të djathtë e në të mangjët, përpara e përmbrapa, në të katër anët. Qe ma se dymijë vjet nuk qenë të zotnit me i a ndërrue karakterin e vet as Helenët e vjetër me qytetnimin e madhnueshëm të tyne, as Grekët e rij me armën e fes të përdorun pa fe shkrupulli kundër nesh, as vala slave qi mbuloi Balkanet me tërbim qyshë prej të shtatit shekull, as sundimi romak e as shpata e Osmanllijvet. Shqiptarët ndërruan fe, por jo kurrë kombsi. As fuqija magjike e besimit nuk i bani me e mohue gjakun e me e harrue gjuhën e tyne. Aty ku s’e përpini shumica e madhe për me psue proçesin e natyrshëm t’asimilimit Shqiptari mbeti gjithmonë Shqiptar, me doket e zakonet e veta, me gjuhën e vet.Dhe mbet Shqiptar me armë në dorë. E ruejti kombsin me forcë, tue derdhun gjak e tue u strukun, vëlla me shqipen, ndër malet e veta të papushtueshme. Mbet i egër, ndoshta, jashta qytetnimit, por mbet Shqiptar. Luftoi për doket e zakonet e tija, për gjuhën e tij, për kombsin e tij; luftoi për liri.E ça do të thonte Evropa përpara këtij fakti të gjallë e të pashlyeshëm në shekullin t’onë kur parimi i kombsis asht imponue si bazë e politikës ndërkombëtare? Duhej të ndodheshim në nji botë të sundueme fund e majë prej Gjorgjeviqash për me pamë të mohueme kombsin shqiptare.E si do t’a mohonte Evropa të qenët e nji kombi i cili qytetnimit të saj e fes së krishtenë i ka dhanë nji Fatos si Skanderbegun e shumëgjak të derdhun për at qytetnim, për at fe e për liri të vet?Evropa bani Shqipnin? E pse mos me thanë ma mirë, ma drejt se Evropa e cungulloi, e përgjymsoi Shqipnin? Shkëputi pjesët ma të mirat të saja e i futi ndën zgjedhë të huej, shumë ma zi se ishin, ku po ndrydhen e shkretohen pa pikë mëshire, jashta çëdo ligje njerzore. Evropa po hesht para ksaj mizorije në ma të madhen apathi.Jo, djelmnija shqiptare s’ka si u beson përrallave të Shqiptarve pa sedër kombtar e pa besim në veten e tyne e në kombin e vet. Ajo do t’i përbuzë gjithmonë ata qi mohojnë forcën e vërtytet e racës, gjakun shqiptar të derdhun për liri; do t’i urrejë anmiqt e djeshëm e të kurdohershëm t’ides kombtare.Dita XXVIII Nandor asht pa dyshim ma e madhja ditë gzimi për kombin t’onë. Por në kët ditë gzimi të pashoqe s’asht e mundun për ne mos me e çue menden edhe ke vllaznit t’anë qi vuejnë në nji robni politike ndër ma të zezat qi njeh historija e gjithë shekujvet. Ata e dinë se Shteti shqiptar asht tepër i vogël për me i shpëtue sod nga zgjedha. Me gjithë këte kanë plot të drejtë me pritun prej nesh qi në mos tjetër të marrim pjesë me zemër në zin e gjamën e tyne, ashtu sikur çëdo gzim i ynë gzon e mbush me shpresë edhe zemrat e atyne fatzezve.Shpresa e tyne e dashunija e jonë për ta janë nji peng sigurimi për kohën e ardhshme, mbasi botën e ka bamë natyra rrumbullake e mbas natës s’errët do të lejë patjetër drita e diellit. Në qoftë se jemi të dobët materjalisht le të jemi të fortë moralisht, tue njohun e çëmue të drejtat t’ona e tue shpresue gjithmonë. Kjo shpresë duhet të mbushë e të nxejë sidoms zemrat e djelmnis s’onë qi do të përgatisë e të trashigojë kohën e ardhshme.Lirija e nji kombi fitohet e ruhet me sakrifica të mëdhaja, me sakrifica gjaje e gjaku, me vetmohimin e secilit qytetas qi e gzon e e trashigon. Nuk asht burim pasunimi të veçantë, a ma mirë me thanë burim po, por jo mjet, siç e quejnë shpekulatorët pa shkrupull e pa ndërgjegje, qi s’e kanë lodhun kurrë menden për atdhe veçse për t’a shfrytue. Ajo asht nji ideal qi ushqen shpirtin e atyne qi e kanë dhe siguron lumninë e kolektivitetit, të mbarën e të mirën e popullit. Të popullit qi e fiton dhe e ruen me gjakun e tij.Lirija i gjan nji bime delikate qi lyp ma të madhin kujdes e tokë t’aftë për me qëndrue e me u zhvillue në mënyrë qi t’i napë kombit pemët e veta për ditë ma të mira e ma të plota. Toka e ksaj bime asht edukata shoqnore e patrijotike e popullit. “Shqipnija u ba, tash duhet të bajmë Shqiptarët” po thomi edhe na tue marrë hua nji frazë të formulueme për nji tjetër komb ma se nji gjymsë shekulli përpara.Kjo asht barra ma e randë e ma e shenjtë qi i bie djelmnis shqiptare, ajo qi do të sigurojë t’ardhmen e Shtetit t’onë e bashkimin e të tanë kombit nën flamurin kuq-e-zi. Përpara, pra, djelmni!

Iliret ne beteja

Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s)

 

Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t’u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 p.e.s)

Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri per Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 p.e.s)

Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).

Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem

Luftat perfunduan ne favor te Romes por gjaku ilirik nuk humbi, vetite e perçuara nga breznia ne brezni ben qe shekuj me vone Perandoria ngadhenjyese te udhehiqej pikerisht nga Perandor me GJAK ILIR. Ne kete periudhe te njohur Perandoret Ilir mbrojten dhe forcuan Romen, disa per tyre ishin:

Claudio II (268-270) i mbiquajtur Gotiku, per fitoret e tij te bujshme mbi fiset gote.

Aureliano (270-275), i njohur per fitoret e tij mbi gotet dhe alemanet, ndertuesi i mureve aureliane ne Rome.

Probo (276-282) dhe Caro (282-283), edhe keta fitimtar mbi fiset barbare.

Gaius Aurelius Valerius Diocletianus reformatori i Perandorise.

Shekuj me vone perandore te tjere me GJAK ILIR do te viheshin ne krye te Perandorise, me i famshmi Justiniani, reformat e tij juridike dhe kodi qe mban emrin e tij jane ende sot ne themel te se drejtes private te europes.

Analizat që provojnë se shqiptarët janë me gjak arian

Struktura e gjakut e popujve të ndryshëm është e ndryshme. Edhe përhapja e grupeve të gjakut është një tipar i tyre. Shqiptarët për nga struktura dhe grupet e nëngrupet e gjakut janë pak a shumë të njëjtë me popujt e tjerë europianë. Jo rastësisht, edhe sëmundjet gjenetike ndryshojnë nga një popull te tjetri. Përshembull, fibroza citike është mjaft e përhapur në veri të Evropës (1 në 25 raste) dhe më pak në Mesdhe (1 në 40 raste). Te aziatikët fibroza cistike është tepër e rrallë (gati mungon). Përhapja e kësaj sëmundjeje shpjegohet me faktin, se difekti gjenetik ka ndodhur në popullatë origjinale evropiane, ka mundësi te baskët. Ndërsa talasemia e ka origjinën nga Afrika dhe është më e përhapur në Mesdhe dhe më e rrallë në Veri të Europës. Kjo nuk shpjegohet vetëm me klimën, por edhe me migrimin e të infektuarve të parë. Me cilët popuj kanë lidhje gjaku shqiptarët? Për ADN-në e shqiptarëve ka pak studime dhe jo të mirëfillta për ta. Por nga studimet e derisotme, problemi i prejardhjes nuk i largon shqiptarët nga treva. Ata kanë pak a shumë të njëjtën strukturë gjenetike dhe të njëjtat frekuenca sëmundshmërie me popujt e tjerët të Mesdheut. I pyetur se a ekziston si teori shkencore, teza e gjakut arjan, shefi i lqaboratorit të ADN-së, Grigor Zoraqi, thotë: “Po, ekziston si tezë shkencore, por kjo tezë, për t’u provuar katërcipërisht kërkon punë voluminize në terren, duke bërë një shumëllojshmëri analizash dhe në grupe të mëdha popullate. Deri tani nuk kemi projekte për një studim të tillë si qendër. Që rezultatet të jenë sa më afër të vërtetës, duhen analizuar dhe krahasuar sa më shumë markerë (pjesë të ADN-së) mes popujve”.Kavalis Forsa, i klasifikon shqiptarët më veteNë veprën e tij “Genet dhe popullata”, shkencëtari Kavalis Forsa përmend edhe shqiptarët si racë në studimin e tij. Ai ka studiuar një grup shqiptarësh (arbëreshë në Itali) dhe grupe të diasporës në Amerikë dhe rezultati i tij është, se shqiptarët, ashtu siç kanë gjuhën të veçantë, kanë edhe gjakun. “Geni shqiptar është i veçuar” shkruan ai. Në studim ai ka vendosur korrelacione të drejta mes gjuhëve, genit dhe kulturës së popujve dhe mbron pikëpamjen se ndarja e gjuhëve vjen nga ndarja e gjakut, nga grupimet gjenetike të popullatave. Pra, çështja e gjuhëve nuk ka bazë thjesht kulturore, por gjenealogjike. Madje, Forsa edhe vetë kulturës i vë përgjegjës genet. Ndërkohë, përgjithësisht është pranuar nga shkencëtarët se popullsia shqiptare, për nga struktura genetike është e përafërt me popujt e Mesdheut, prandaj jo rastësisht ka me ta ngjashmëri jo vetëm në sëmundshmëri, por edhe në tipare të tjera. Në gen është e shkruar gjithçka; edhe temperamenti i popujve, erotizmi, toleranca, forca e besimit. Sipas gjenetistëve, këto nuk janë thjesht probleme kulturore, por kanë një bazë gjenetike; pra kanë një objektivitet të fortë natyror

Denisa Kona, Gazeta Ballkan

Procesi ne San-Kristobal

Svastika 1900 vjeçare ne Shqiperi

Durrës-Meandri, simboli mitologjik i diellit, i shprehur në formën e kryqit të thyer, svastika, që në shekullin e njëzetë do të përdorej nga nazizmi dhe lidear-i i tij Hitleri , është zbuluar në një mozaik të rrallë nga gërmimet që po kryhen nga specialistë të departamentit të arkeologjisë në Durrës. Sipas shefit të këtij departamenti, Afrim Hoti, i cili po drejton dhe punimet, mozaiku ka një sipërfaqje 7 m², është punuar në bardhë e zi dhe i përket shek. I të e.s, pra me një moshë rreth 1900- vjeçare. Po sipas Hotit, “mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje”. Ka formën e kryqit të thyer. “Pjesë të këtij simbolli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve. Përreth zonës në të cilën ndodhet mozaiku janë zbuluar dhe afreske floreale që i përkasin të njëjtës periudhë, shek. I të e. s. Mozaiku është në gjendje relativisht të mirë, në një kohë që do të jenë specilaistët e Insitutit të Monumenteve të Kulturës ata që do të vazhdojnë punimet e mëtejshme në këtë mozaik që zbulohet për herë të parë në qytetin e Durrësit”,- shpjegon arkeologu Hoti. Ai shton se punimet do të jenë tepër delikate pasi në fragmente të veçanta të mozaikut ka elementë betoni që duhet të largohen me kujdes për të mos dëmtuar guralecët që ndodhen poshtë tyre. Rreth 70% e mozaikut është në gjendje të mirë. Gurët e zinj nga koha kanë marrë një refleks blu të errët.
Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine.Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne.Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine. Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne.