Hyjnitë tona

Redoni

Hy qendror, ndoshta më kryesori te ilirët e periudhës qytetare e të lulëzimit të shtetit ilir. Për të ruhet dhe rafigurimi ikonografik në formën e një djaloshi me një kapele të tipit “kausia”, të dhënë në profil. Portreti shoqërohet me figurën e lembës ilire e me delfinin si atribute të hyjnisë. Kështu është dokumentuar në monedhat e Shkodrës dhe të Lisit, karakterin e përcaktimin e këtij hyu e bëri arkeologu H. Ceka. Është hyu zyrtar, me sa duket suprem i shtetit ilir të kohës së Gentit. Mbas shkatërrimit të shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton në territoret bregdetare e dëshmohet edhe në shekujt e parë të erës sonë.Kemi hedhur mendimin se nuk është vetë hyu i detit, por diçka më shumë dhe patjetër ka qenë lidhur dhe me kultin e familjes mbretërore ilire jo vetëm të kohës së Gentit, por edhe më përpara.Fakti që emrin e këtij hyu e gjejmë dhe si toponim gjeografik të Kepi i Redonit, në veri të Durrësit, lë të mendosh se këtu duhet të kërkojmë edhe një vend kulti të tij ndoshta të hapur, në natyrë.

Medauri

Ishte hyu ilir i luftës. Edhe ky shumë i rëndësishëm. Një qendër e kultit të Medaurit është Rizoni, por ndoshta dhe varret monumentale në Selcën e Poshtme ku janë të skalitura atributet e hyut, siç janë mburoja ilire me rrathët e saj koncentrike karakteristikë dhe përkrenarja. Gjithashtu, këto atribute dalin edhe në numizmatikë. Edhe për këtë hy kemi një paraqitje ikonografike. Ai është një hy kalorës. Paraqitet i hipur në kalë, me shtizën në dorën e majtë. Në skenën e njohur të paftës së Selcës së Poshtme, në fakt, te kalorësi (që ka pas shpinës gjarprin dragua) kemi Medaurin. Në këtë skenë kulti i Medaurit është i lidhur me kultin e ujërave (figura e gjarprit – monstër detar, e peshkut etj.) pra me kultin e vetë Redonit.
Nuk dimë me saktësi midis këtyre hyjnive: kanë paritet apo marrëdhënie hierarkike midis tyre. Një gjë është e sigurt: të dyja këto hyjni kanë bashkëjetuar dhe kanë qenë në krye të vendit në panteon.

Në lidhje me natyrën e hyut kalorës Medaur duhet thënë se studiues të ndryshëm kanë parë në të një variant ilir të kultit të “kalorësit trak” ose dhe të “kalorësve danubianë”.

Ka edhe mendime se në skenën me dy kalorës përballë, si te pafta e Selcës së Poshtme apo në brezat e Gostilies duhen parë dhe prototipat më të vjetër të Kultit të Dioskurëve, që paraqiten ikonografikisht si kalorës.

Medauri në realitet ka identitet ilir. Ai është një hy i veshur me armaturë tipike ilire, ndryshe nga kalorësi trak, – kalorësit e stelave danubiane apo Dioskurët, kalorës të dorëve.

Medauri dhe Redoni kanë emra etnikisht ilirë.

M.Zeqo, “Panteoni ilir”, 1995

    • Taulant Hatia
    • 4th Qershor, 2010

    Lexoni librin e ri Hyjnite ilire te botuar ne maj 2010, per te mesuar me teper per kultet dhe perendite e paraardhesve tane, ilireve. Libri permban emrat e rreth 40 hyjnive, hyjneshave dhe nimfave te adhuruara nga iliret, te dhena per kultet dhe eshte ilustruar me figura nga gjetjet arkeologjike dhe punime artistike. Po ashtu, libri gjendet edhe ne gjuhen angleze.

    • Agron Luka
    • 13th Korrik, 2011

    Botimi i T. Dhama, “Fjalor i Mitologjise”, sado me vlera, ka qene nje pune modeste. Do kishte qene nje pune e nevojshme qe t’i ishte paraprire shoqerise dhe stadit te sotem me botime te nivelit bashkekohor, por fatkesisht keto 20 vjete na kaluan me “tranzicione” sa nanoiste e sa berishiste te dyja bashke dy gjysma injorantesh fodulle megallomane, tipe enveroidesh… Pra jemi mbrapa…shume mbrapa…

  1. Among the best popular subject matters handled by a psychic is recommendations regarding containeding
    passion, or even always keeping affection.

  2. These sturdy, corrosion-resistant boat docks could support and lift your foundation back
    to a steady position – permanently!

  3. Considering that your house is usually your largest monetary investment, it is important that you do not permit foundation troubles to trigger extra damage to your residence.

  1. No trackbacks yet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: