
Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s)
Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t’u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.
Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 p.e.s)
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri per Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.
Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 p.e.s)
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.
Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).
Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem
Luftat perfunduan ne favor te Romes por gjaku ilirik nuk humbi, vetite e perçuara nga breznia ne brezni ben qe shekuj me vone Perandoria ngadhenjyese te udhehiqej pikerisht nga Perandor me GJAK ILIR. Ne kete periudhe te njohur Perandoret Ilir mbrojten dhe forcuan Romen, disa per tyre ishin:
Claudio II (268-270) i mbiquajtur Gotiku, per fitoret e tij te bujshme mbi fiset gote.
Aureliano (270-275), i njohur per fitoret e tij mbi gotet dhe alemanet, ndertuesi i mureve aureliane ne Rome.
Probo (276-282) dhe Caro (282-283), edhe keta fitimtar mbi fiset barbare.
Gaius Aurelius Valerius Diocletianus reformatori i Perandorise.
Shekuj me vone perandore te tjere me GJAK ILIR do te viheshin ne krye te Perandorise, me i famshmi Justiniani, reformat e tij juridike dhe kodi qe mban emrin e tij jane ende sot ne themel te se drejtes private te europes.