Procesi ne San-Kristobal

Advertisements

Svastika 1900 vjeçare ne Shqiperi

Durrës-Meandri, simboli mitologjik i diellit, i shprehur në formën e kryqit të thyer, svastika, që në shekullin e njëzetë do të përdorej nga nazizmi dhe lidear-i i tij Hitleri , është zbuluar në një mozaik të rrallë nga gërmimet që po kryhen nga specialistë të departamentit të arkeologjisë në Durrës. Sipas shefit të këtij departamenti, Afrim Hoti, i cili po drejton dhe punimet, mozaiku ka një sipërfaqje 7 m², është punuar në bardhë e zi dhe i përket shek. I të e.s, pra me një moshë rreth 1900- vjeçare. Po sipas Hotit, “mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje”. Ka formën e kryqit të thyer. “Pjesë të këtij simbolli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve. Përreth zonës në të cilën ndodhet mozaiku janë zbuluar dhe afreske floreale që i përkasin të njëjtës periudhë, shek. I të e. s. Mozaiku është në gjendje relativisht të mirë, në një kohë që do të jenë specilaistët e Insitutit të Monumenteve të Kulturës ata që do të vazhdojnë punimet e mëtejshme në këtë mozaik që zbulohet për herë të parë në qytetin e Durrësit”,- shpjegon arkeologu Hoti. Ai shton se punimet do të jenë tepër delikate pasi në fragmente të veçanta të mozaikut ka elementë betoni që duhet të largohen me kujdes për të mos dëmtuar guralecët që ndodhen poshtë tyre. Rreth 70% e mozaikut është në gjendje të mirë. Gurët e zinj nga koha kanë marrë një refleks blu të errët.
Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine.Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne.Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine. Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne.

Mbi politiken

Parlamentarët tanë
….çdo mëngjes përfaqësuesi i popullit shkon deri te selia e Parlamentit, ku në mos futet, arrin deri te paradhoma, ku gjendet lista e parlamentarve të pranishëm; dhe në këtë listë, shërbëtori i shtetit shkruan emrin e vet, dhe është për këtë stërmundim të përditshëm që ai fut në xhep një shpërblim të majm. Kalojnë katër vjet, ose të paktën afrohet data e shpërbërjes së Parlamentit dhe zotërinjtë e sipërpërmendur i kaplon një shtytje e papërballueshme e ngjashme me atë të larves që zhndrohet në flutur, kështu këta krimba parlamentar braktisin strehën e perbashkët dhe fluturojnë jashtë, per te populli. Rinisin persëri tju flasin zgjedhësve duke ju rrefyer se sa kokfortë janë të tjerët dhe se si ata, përkundrazi, janë stërmunduar; qëllon ndonjehër që populli, kjo masë mosmirnjohëse, në vend të duartrokitjeve t’ju drejtojë sharje plot urrejtje. Në përgjithsi, nëse mosmirenjohja arrin nivele të larta bëhet e nevojshme zgjidhja e vetme e mundshme, përmirsimi i programit (elektoral) Komisioni ( i specialistve) rinovohet dhe rilind për ti dhëne jetë të re mashtrimit të përhershem. Duke njohur mirë kokëfortesinë dhe idiotesinë e njerzimit në përgjithsi, nuk duhet të habitemi nga rezultati. Kështu pra kopeja e proletariatit dhe e borgjezisë rihyn në stalle e joshur nga programi, e gatshme të rizgjedh ata që e kanë mashtruar. Dhe me këtë i zgjedhur i popullit per ta përfaqesuar, rishëndrohet ne krimb parlamentar dhe të ushqehet me frutet e pemës shteterore…
Mein Kampf
Adolf Hitler

Kujtimet e SS nga Kosova

Quhet Riza Ahmeti (Emiroviq) dhe prej lindjes ka jetuar vazhdimisht ne Ballaban afer Orlanit ne Kosove. 82-vjecari eshte mobilizuar si SS-i me i ri kosovar ne vitin 1943 dhe ka qene nje nga pjesetaret e pare kosovare te ish-Armates se “pathyeshme” ne Strunz te Gjermanise. Ka luftuar kunder partizaneve me ashpersi ne Bosnje, Mal te Zi dhe gjithandej, por jo me pak dhe kunder serbeve e bullgareve…. Nga Ben Andoni -Ballaban , Podujeve* Fotot Gael Chappuy Vitet e shumta mbi supe e kane bere qe mos t’i besoje shume ekranit te vogel. E ndjek ndonjehere, kur del Presidenti Rugova – ndjekes i vemendshem i te cilit eshte prej kohesh- dhe vetem kaq. Ndersa, per ate ndryshon puna. Hitlerin, e ndjek me vemendje kur del ne televizor – dhe me qetesine e madhe, qe i jep mosha e tij – tretet ne kujtime. Arsyeja eshte e thjeshte: Nga objektivi i kameras se kohes, ku fokusohen batalionet, divizionet, korpormatat e Armates ‘se pathyeshme’ gjermane, SS-i kosovar, Riza Ahmeti (Emiroviq), mundohet qe te rreshqase syte dhe te gjeje veten. Ashtu si dikur. Pikerisht veten e tij, kur 82 vjet me pare, ai ishte nje nga ata djemte e rinj simpatike te Parades, qe para Fyhrerit, mundohej te dukej sa me i devotshem. “E kam kqyr bash si ty – me thote, duke me ngulur syte, qe dikur duhet te kene qene blu dhe duke mbledhur rreth kokes rupen tradicionale kafe. Nuk kam qene jo me shume se 20 metra larg. Hitleri do mustaqe, kish pas, vetem katil kish qene dhe kur te shikonte – katil kallzonte. Dhe, doren keshtu e mbante (tregon doren e mbajtur siper te Fyhrerit). Une bash e kam kqyr keshtu (Hepon pak koken drejt syve te mi)…Vetem kisha frika se po rrxohesha duke e kqyr… E boll katil ka pas kene ne surrat Hitleri, por t’tan e kemi dash ne Kosov: Na i hoqi shkiet”. Krenarine e shpreh me trupin e mbajtur drejt – ndersa pak minuta me vone – na tregon dhe bustin e tij te mbathur me petkat e SS-it, qe te shikon ngultas nga nje foto e vjeter, qe ai e ruan prej 60 e kusur vitesh… Pak per Historine e tij E tija eshte nje nga ato historite e thjeshta njerezore, te cilat ne Kosove tashme prej kohesh, kane ardhur gjithmone e duke u radhuar me shume. Ndaj ndoshta eshte kaq e vecante. Riza Ahmeti Emiroviq ishte nje nga djemte e rinj kosovare, qe u thirr nen arme ne vitin 1943. Deri atehere ne familjen e tij patriarkale me 23 anetare, mungonte vetem nena. Familja bente jeten e perditshme ne Ballaban te Podujeves (rreth 2 ore e gjysme larg Prishtines), ashtu si tani, per te siguruar ushqimin dhe te mbante dinjitetin, qe ne keto ane eshte boll i cmuar. Te paret e tij kishin zbritur nga Shkodra, sepse Babgjyshi i Rizait, duhet te shlyente nje gjak. Ndryshe, ketu prane Orlovit, ku u vendosen prej kohesh, qe nuk mbajne mend, ata do te ishin larg sherrit dhe ne kushte shume me te mira se atje ku kishin qene. Vec…cdo te mire e ka nje te keqe: Ne Shqiperi ishte hasmi, por ketu fare prane ishin shkiet. Ashtu si jane edhe tani. Ne vije ajrore, shtepia e tij sot eshte vetem 4 kilometra larg kufirit te Serbise. Qe andej i kane ardhur te gjitha te keqijat shtepise se Ahmetit, pas hasmit te Shqiperise. Epilogu i fundit, ishte lufta e Kosoves, kur ia dogjen shtepite krejt dhe flaka mbyti te gjithe pasurine e vene te brezave te vonet. Plaku me nje arsim prej pese klasesh dhe ato ne gjuhen serbe, nuk i di mire ngjarjet historike. Vec ne koken e tij kalojne, ato qe i kane treguar te paret dhe atyre vete te paret e tyre per Turqit; gjithmone serbet-armiq te perjetshem; italianet, qe i ka pare vete; gjermanet, per te cilet ka kontribuar; partizanet, qe ka bashkepunuar nga halli; ballistet; cetniket etj. I mungonte vetem Lufta e Kosoves dhe amerikanet, per te cilet thote: “Vec Zoti ja u shperblefte”. Rizai ashtu si ata, qe me vone do ishin SS-te e pare shqiptare – ne kohen kur do e mobilizonin, nuk ishte me shume se 19 vjec. Ka pak te ngjare qe aty ne Ballaban afer Keqekollit, te dinte se cfare behej ne teatrin boteror ne vitet ’40. Prishtina, qe nga ketu, sot ku banon ai me te gjashte bijte e tij, do dy ore te mira me makine. Ndersa, atehere pa to, mund te llogaritet ne kushte te tjera, me te pakten trefishin e kesaj kohe. Kthim ne Histori Deri atehere, atje ku kulloste bagetine, asnjehere nuk e kish degjuar Bedri Pejanin, kryetarin e Lidhjes se Dyte te Prizrenit. Ky i fundit, ne mars te 1943 i kishte dorezuar gjeneralit gjerman Hans Lammers nje leter per shefin e SS-ve, Heinrich Himler. Ai kerkonte nje ushtri per mbrojtjen e kesaj Lidhje, me nje ide te qarte se, pas Pavaresise se premtuar, kjo force parashikohej te mbronte edhe kufijte e Kosoves. “Shkelqesi, Komiteti Qendror i kesaj Lidhje, me ka autorizuar t’ju informoj se ka besim te plote te Ju dhe se mendon se ju jeni i vetmi qe mund te formoni kete ushtri, e cila do te jete e afte te mbroje kufijte e Kosoves dhe te cliroje krahinat perreth”. Kuptohet se pergjigjja vonoi te shkonte, por jo te vinte mbrapsht. Shefit te SS-ve i kishte ardhur zogu ne dore. Ai vete kishte kohe qe mundohej te thithte burimet e fundit njerezore, sepse ato po shteronin ne frontin gjigand te Luftes…Nderkohe, ashtu po shteronte dhe durimi i shqiptareve ndaj serbeve, te cilet prej vitit 1913, kur kishin marre administrimin e Kosoves kishin bere gjithshka qe mund te benin mbi popullsine e pafajshme. Pergjigjja e Himlerit ishte ngazellyese: “Fort i respektuar mik i Partise Lammeres! E mora letren tuaj te 29 prillit bashke me letren e Presidentit te Komitetit Qendror te Lidhjes se Dyte shqiptare te Pejes. Qe ne kete moment, nje Divizion shqiptar eshte duke u formuar. Me c’po shkojne punet, une po planifikoj te ngre edhe nje divizion te dyte dhe pas kesaj, mund te formohet dhe nje korpus shqiptar…Heil Hitler! Besnikerisht juaj H.Himler”. SS-shqiptare me gojen e tij Tashme ‘zaret ishin hedhur’. Me nje llogari te thjeshte, kuptohej se gjermanet mund te dergonin diku tjeter njesite e tyre ne Ballkan dhe ne vend te tyre te mobilizonin vete ballkanasit. Por, le te flasim me gojen e plakut tani: “Ne vitin 1943 e qiti gjermani urdhrin per te marre SS. Na muar dhe nga 18 vjet e perpjete – dhe na coi ne Gjermani. Na e solli urdhrin Xhafer Deva, Brahim Lutfiqi dhe ai Pajazit Boletini. Ata kane pas kene krenat tane. Ata erdhen ketu dhe na urdheruan. Ishte Hervati, qe formoi nje divizi. Ne te 13-in Divizi te Hervatit kane qene plot 53.000 njerez. Ne, shqiptaret – kemi qene vetem nje batalion. Atje benim stervitje ne Stranz, nje vend me llogore dhe ku nuk pame asnjehere kemb civili”. Me nje stervitje, qe do t’ia kishte zili dhe ushtria me e sofistikuar. Gjermanet e kishin marre seriozisht dhe familjareve te tyre u dergonin dhe markat ne shtepi. Nga ky vend, ata u moren ne paradat para Hitlerit. Shqiptaret dalloheshin se mbanin plisin (qeleshen) e verdhe, kurse kroatet nje tip sajkoca (eshte kapja tradicionale e fshatareve sllave) dhe boshnjaket kapuca. Kjo ishte koha, kur atyre u urdheruan qe te shkonin ne Ballkan. Dhe, kur kane filluar ata kane luftu me partizanet ne Jugosllavi. “Na kane pru ne Divizine e Hervatit deri ne Vinkovci-Mirdite ne gjysmen e dimrit.. SS-te ballkanas i dhane derrmen ballkanasve komuniste. Qe ketej u shpartalluan ata dhe kemi ardhe ne Kosove. Atje na kane cqep. Mua me ka rene me shku ne Gjakove. Pastaj ne Tetove, Gostivar, Shkup, Prishtine, Gilan dhe ne te tana vendet ne te cilat edhe e formuam Divizine e Skenderbeut”. ’21. Waffen-Gebirgs-Division der SS Skenderbeg-Albanische Nr.1′ do te ishte mbreselenes ne fillim. Kjo me shume te paraqitjeve te tyre ne publik, sesa te luftes ne vetvete. Por, djemte e Gjermanise, nderkohe nuk e kishin humbur kohen kot. Ata drejtoheshin nga gjermane dhe plaku kujton se gjenerali i pare vinte shpesh ne kamp dhe i pyeste per shendetin dhe trajtimin. “Kur e formuan Divizine e Skenderbeut, vet Dapcevici (Stapvevici) i ra me qene ne Qarkor dhe pastaj kemi hy ne Metohi. Dolen shqiptaret dhe kane luftu. Atehere kemi ndjenj ne Qarkor te Malit te Zi. Pasandej na kane sjell ne Prishtine dhe qe andej ne Podujeve. Kena qene me shku dhe formoi Divizine. Ne kishim uniformen e Gjermanit dhe vec e kemi pas ne krah kishim ate qe quhej Divizioni Skenderbe”…Ishte i pari Gjeneral majori i Waffen Ss Josef Fitsshum qe i drejtoi nga 17 prill deri ne qershor te vitit 1944. Pas tij trupat shqiptare i kryesonte Standartenfuhrer i SS August Schmidhuber, qe kishte qene oficer ne Divizionin i shtate “Princ Eugen” ne Bosnje dhe Hercegovine. Kurse deri me vitin 1945 ishte Obersturmbanfyhrer Alfred Graaf, ai qe do te merrej me trupat e shqiptareve, pervec Xhafer Deves dhe Boletinit. Por punet nuk po shkonin mire. E kete me mire se te gjithe e shikonin vete trupat qe ishin ne perberje te ushtrise naziste. Riza dhe te tjeret e dinin mire se atje disiplina ishte e shenjte, por dicka po ndodhte. Dhe, kjo nuk donte shume pervoje per ta kuptuar. Ne kazermat, ku kishin qendruar ne Strunz i kishin mesuar se disiplina ishte e shenjte dhe ca me shume deshira per fitore. Ndersa…tani. “Kemi dal, kemi luftu pastaj ne Orlan me Mustafe Hoxhen (komandant lokal partizan), pastaj ne Podujeve, pastaj ne Merdare me bullgaret. Kur i ra bullgari qe i bombardisi, gjermanet u ngre dhe shkuan ne Podujeve ne 1944. Gjermanet shkuan andej, ndersa ne qe kem qene 12 veta, te krahut tone nga Gjokoliqi, Orlani u ndame nga gjermanet. Ikum. E kemi pame qe e hupi luften dhe ikem… …S’na bejt ma dhe u afruam nje nate ne fshat”. Komandanti Mustafe, bashkefshatari i tij- u doli garant. “Juve ju kane marre me zor-u tha-dhe mos u tutni” Keshtu filloi-paradoksi i dyte i tij-kete here lufta partizane qe e beri te kalonte nje kalvar tjeter, mbase edhe me interesant se me gjermanet. Tashme,duke iu ruajtur ne te njejten koheve njesoj partizaneve serbe, cetnikeve, dhe vete gjermaneve etj. Nga e kaluara I mbeten kujtimet dhe lufta e tmerrshme, si mposhten komunistet,por dhe si u vrane ne lufte SS-et e pamposhtur…”Ne Bosnje kena vra shume, ndersa..ne Mal te Zi jena vra shume”-duke permendur te pakten indirekt se Divizioni “Skanderbeg” nuk i kurseu shkiet ashtu si shume here dhe shqiptaret…Ky ishte shkelqimi dhe lavdia e Djemve te Divizionit “Skanderbeg”, qe luftuan nga Gjermania deri ne Shqiperi per Lavdine e Rajhut te Trete…dhe kunder shkieve… Epilog Tashme, e vetmja pune, qe i ka mbetur Plakut eshte te ndihmoje te bijte dhe niperit bukur te shumte. Paslufte ka punuar si furnitor ne kooperative dhe me rrogen e tij modeste rriti rradhe-rradhe dhe femijet. I pari eshte Mesuesi Sabri i datelindjes 1957 dhe linja mbaron me Muzaferin,qe ka lindur me 1975. Gjithsej 6 djem dhe nje vajze. Ne oren 05.30,si cdo dite ai do te nxjerre bagetine anes shtepise dhe do te filloje te barese bashke me kafshet Ashtu si e gjetem edhe ne prane shtepise me nje nga te tijte-epik ne pamje dhe teper dinjitoz ne veprimet e matura. Por, me historine, qe mbart mbi shpine nuk mund te ndodhe ndryshe.. Plaku ka kohe qe nuk largohet shume nga shtepia e tij ne Ballaban. Per here te fundit-u largua ne zgjedhjet e fundit-sepse i duhej te votonte per Ibrahim Rugoven,per te cilin thote se “nuk ia vene veshin,por ai bukur gjerat na i thote”. Ne fakt, tashme nuk ka pse te largohet. Kater muaj me pare e ka lene edhe shoku i fundit i viteve te gjata te jetes se veshtire, bashkeshortja. Ndersa, shoket rradhe-rradhe, me kalimin e viteve – jane me shume andej -ne ameshim. Gjithsesi, ish-SS te “21. Waffen-Gebirgs-Division der SS Skenderbeg” i ka mbetur nje gje e madhe, ajo eshte jeta e pasur dhe kujtimet, qe shpesh i kalojne dhe enderrimet me te cartura. I ka shpetuar komunisteve, fashisteve dhe titisteve per shkak se kur ishte 19vjec, veshi uniformen e Rajhut te Trete.”Po te mos e vishja perfundoja ne kanop”, te tregon plaku simpatik,qe koha i ka veshtiresuar degjimin, por jo memorien…Kjo histori fillon e merr trajte me shume-kur shtepia e tij zvogelohet ritmikisht nga xhamat e mbushur me avull dhe ne pershkojme ne invers Ballabanin, Orlanin, Keqekollin, Lukarin, Vranjac etj. drejt Prishtines…